Kishim një ëndërr

Botimet Living prezantojnë librin më të ri “Kishim një ëndërr” nga shkrimtari dhe përkthyesi i mirënjohur Nasi Lera.


Asti, një regjisor që nuk mundi të vinte në skenë gërshetimin e Çehovit me Beketin, përjeton tragjikomedinë çehoviane-beketiane, të vënë në skenë në realitetin e përditshëm nga politikanët dhe politika shqiptare.

Femra është viktima e parë e realitetit të romanit. Skenat e veprës gërshetojnë tragjizmin, neverinë realiste, grotesken, komiken dhe dhimbjen se ajo që lexon është një realitet që përjetohet çdo ditë.


Autori: Nasi Lera

Zhanri: Dramë