Rregullat e Gotit

Historia e Xhon Alitës & rënia e mafias Amerikane


Botimet Living prezantojnë librin më të ri “Rregullat e Gotit” nga gazetari investigativ Xhorxh Anastasia.

Një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alitës në familjen kriminale Gambino dhe rolit të tij në gjyqet federale të Xhunior Gotit dhe Ҫarls Karnelias. Skenat dhe dialogët janë rindërtuar duke u bazuar në dëshmi të cituara gjatë gjyqeve, shkresa gjyqësore, intervista, dokumente të FBI-së dhe organeve të tjera zbatuese të ligjit, si dhe në histori të botuara në shtyp.

Lexo Online


  • Sa herë të jetë e nevojshme, vartësit duhet të marrin përsipër krimet për të cilat mund të akuzohen Goti ose familja e tij.

  • Sa herë që është e mundur përdorni nofka poshtëruese për njerëzit që i keni nën vete! Në këtë mënyrë përcaktohet se kush drejton dhe kush duhet të nënshtrohet.

  • Çdo anëtar apo bashkëpunëtor e ka kategorikisht të ndaluar të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, të dashurën apo bijën e ndonjë anëtari tjetër të organizatës.

  • Asnjë pjesëtar i bandës nuk duhet të mbajë syze dielli në praninë e bosit.

  • Anëtarët dhe bashkëpunëtorë të tjerë të familjes kriminale nuk lejohen të flasin në media. Ndalohet dhënia e intervistave dhe dalja në televizion.

  • Bashkëshortet dhe të dashurat duhet të demonstrojnë përulësi. Ato nuk duhet të flasin në publik dhe nuk duhet të bien në sy.

    – DHE SHUMË TË TJERA!

{loadposition botimet-scroll}


Autori: Xhorxh Anastasia

Zhanri: Non Fiction