Aktorja Adriana Matoshi rikthehet te fëmijët pas betejës me tumorin: Fitorja e tretë
Aktorja Adriana Matoshi është bashkuar me fëmijët e saj, pasi ia doli për herë të tretë të mposhtë tumorin. ...
Susan Meissner, e lindur në San Diego, ka qenë kryeredaktore në një gazetë të përjavshme dhe ka fituar disa çmime si gazetare në rolin e analistes. Ka botuar pesëmbëdhjetë romane me shtëpitë botuese “New American Library”, “Harvest House” dhe “WaterBook”, të cilat janë pjesë e kompanisë “Penguin Random House”. Ajo vjen në shqip me romanin “Sekretet e një jete magjepsëse” nga Botimet Living.
Emi, ndonëse vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, është e vendosur të bëhet stiliste fustanesh nusërie. Është e talentuar në këtë fushë dhe e vendosur për atë që do, por jeta e saj merr një rrjedhë krejt tjetër. Shumë prej nesh e kanë përjetuar ndjesinë që të japin ëndrrat e paplotësuara të rinisë. Megjithatë, kultura popullore e vendit ku jetojmë, na jep shembuj të shumtë se mund t’i bëjmë realitet ëndrrat tona. A keni synuar të eksploroni këtë kontradiktë në romanin tuaj?
Mendoj se një prej motove të shumta të epokës sonë është: “Nëse besoni vërtet në aftësitë tuaja, mund të arrini atë që dëshironi!” Në fillim të romanit, Emi ka një perspektivë mjaft idealiste për jetën dhe ato imazhe të mrekullueshme të një fustani të përkryer, për ditën e përkryer, kur do të fillojë jeta e përkryer, janë simbolika të një ëndrre, e cila, gjykuar nga jashtë, është egocentrike, jorealiste dhe dritëshkurtër. Ky qëndrim bëhet një nga cilësitë domethënëse të ëndrrave pasuese, ku qëllimi i jetës bazohet vetëm te njeriu dhe në atë që ai synon nga jeta. Ralf Ualdo Emersoni është shprehur me mençuri: “Jeta është një udhëtim, jo një destinacion.” Dihet që, nëse njeriu ka vendosur të ndjekë një ëndërr, do të humbasë shumë nga gjërat e mrekullueshme që do të ndeshë në jetë, sepse e ka fokusuar shikimin vetëm tek ajo. Mendoj se nga fundi i romanit, Emi arrin ta kuptojë këtë gjë.
Vijon ne faqen e dyte
Romani shtjellon traumën që pësojnë dy vajza për shkak të luftës. Gjatë hulumtimit tuaj, krijuat ndonjë këndvështrim për mënyrën se si reflektohet lufta në jetët e njerëzve të thjeshtë?
Kam intervistuar më shumë se një duzinë me britanikë, të cilët më kanë treguar eksperiencat e tyre gjatë luftës, dhe çdoherë jam befasuar po njësoj, pasi këta të mbijetuar ktheheshin shumë shpejt pas në kohë, në ato vite të vështira, shtatë dekada pasi kishin përjetuar ato ngjarje. Në fytyra, në sy dhe në zërat e tyre, vija re ndikimin e madh që kishte pasur lufta, edhe pse kishin qenë në moshë fare të njomë. Nuk ishte aspak e lehtë, por teksa lexoja letrat dhe ditarët e atyre që kishin qenë në moshë të rritur gjatë luftës dhe që tashmë kishin ndërruar jetë, vija re se të gjithë i bashkonte një frymë: slogani “Ruani gjakftohtësinë dhe ecni përpara!”21 Ky slogan ishte vërtet një thirrje inkurajuese për të gjithë njerëzit e thjeshtë. Kur i pyesja se si ia kishin dalë gjatë atyre viteve të tmerrshme, disa prej tyre më kanë dhënë këtë përgjigje: “E po, në njëfarë mënyre duhej përballuar. Mos kishim alternativë tjetër? Kur të bëhet thirrje të mbijetosh, duhet të bësh pikërisht këtë gjë.”
Romanet tuaja historike përfshijnë gjithmonë një skenë në ditët e sotme, që hedh dritë mbi historinë e dikurshme. Kjo strukturë ka evoluar natyrshëm gjatë karrierës suaj si shkrimtare apo është një zgjedhje e hershme dhe e qëllimshme? Çfarë mendoni të arrini me këtë mënyrë të shkruari?
Kjo lloj strukture, që në fakt është ngulitur në stilin tim të të shkruarit, është ngjizur tek unë krejt rastësisht. Në vitin 2008, shkrova librin “Forma e mëshirës”22 dhe nuk ishte romani im i parë, por i pari që ndërtohej si një rrëfim historik i formatuar nga një skenë e vendosur në ditët e sotme. Ai libër arriti të përfshihej në njëqind romanet më të mira të vitit nga faqja e internetit “Publishers Weekly”. Më pëlqen kur një histori bashkëkohore përplaset me një histori të së kaluarës, në një mënyrë aq interesante, sa personazhet e ditëve të sotme marrin forma të ndryshme nga diçka që mësojnë nga e shkuara. Mendoj se kryesisht kjo është arsyeja se pse ne, si shoqëri, e arkivojmë historinë tonë. Nuk duam të harrojmë se ku kemi qenë dhe çfarë kemi parë. E shkuara na informon dhe mund të na transformojë lehtësisht, nëse zgjedhim ta pranojmë atë.
Çfarë do të donit që të përthithnin lexuesit nga “Sekretet e një jete magjepsëse”?
Titulli, të cilin e adhuroj pa masë, ka për qëllim që t’i shtyjë lexuesit të pyesin veten nëse ka vërtet sekrete për një jetë me fund të lumtur. Titulli sugjeron se, gjatë rrugëtimit për të arritur gjithçka që keni dëshiruar, ka gjithmonë të vërteta të fshehura. Por në fakt, shpresoj që lexuesit ta kuptojnë se një jetë e lumtur nuk ndërtohet nga ëndrrat që duam të realizojmë. Në të vërtetë, ajo lidhet me çështje si: Kujt ia kushtojmë jetën? Kush na e ka kushtuar ne? Cili është ndryshimi që kemi bërë në jetët e të tjerëve? Shumica e ëndrrave, të cilat kërkojmë t’i bëjmë realitet, nuk kanë vlerë të qenësishme, por njerëzit kanë gjithnjë vlerë. Kjo nuk është një botë e përkryer dhe ne mund të luajmë vetëm lojën tonë, nëse mundemi, por, nëse këtë lojë e luajmë sa më mirë, duke u motivuar nga dashuria për të tjerët, mendoj se në fund do të jemi të kënaqur.
Aktorja Adriana Matoshi është bashkuar me fëmijët e saj, pasi ia doli për herë të tretë të mposhtë tumorin. ...
Moderatori Robert Berisha ka zbuluar ekskluzivisht për emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti se do të jet&e...
Aktorja Elia Zaharia në një lidhje telefonike në emisionin “Zona Zero” në Top News rrëfeu detaje nga situata e ndodhur me...