Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Ashtu si çdo njeri ka pasiguritë e veta, ashtu edhe Cheryl Strayed kishte momente kur mendonte se nuk duhet ta shkruante librin “Shpirt i egër”. Në 2008, ajo nisi të shkruante një ese mbi rrugëtimin e saj drejt Kreshtës së Paqësorit dhe kur arriti 60 faqe, kuptoi se ndoshta po shkruante një përmbledhje esesh.
Në fakt, ajo po shkruante një libër, të cilin nuk ishte e sigurt nëse do ta përfundonte. Të dy fëmijët e saj të vegjël ishin të sëmurë dhe i shoqi ndodhej jashtë qytetit dhe një zë i brendshëm i thoshte çdo ditë se duhet të hiqte dorë.
Pavarësisht vështirësive, ajo e përfundoi librin dhe për 3 javë e lexonte atë me zë të lartë në një park. “Nëse dikush do të më filmonte, do të kishte realizuar një dokumentar për një grua të çmendur” - është shprehur ajo.
Edhe pasi e kishte përfunduar së shkruari romanin, Cheryl sërisht kishte dyshime. Ajo kuptoi se ajo që kishte shkruar ishte aq shumë jeta e saj, sa njerëzit, nëse nuk do të pelqenin librin, atëherë ishte njësoj si të mos pëlqenin atë. Ajo mund të gjykohej, madje edhe të urrehej për veprimet e veta.
Megjithatë, ashtu si mesazhi që romani përcjell, ashtu edhe vet shkrimtarja nuk u ndal pavarësisht pasigurive të veta, duke na sjellë një roman të gjallë, prekës dhe shumë frymëzues. Vlerësuar nga NPR BOOKS, si një nga librat më origjinalë dhe më të bukur të historive amerikane ndër vite.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...