Udhëtarja e kohës


Autori:
Diana Gabaldon
Zhanri:
Mister & Thriller
Çmimi:
1300 lekë, (10.04 €)
Bli tani
Paguaj me: Kartë krediti PayPal

Botimet Living prezantojnë romanin e pare të sagës “Udhëtarja e kohës”, nga Diana Gabaldon.

Po sikur e ardhmja të jetë e kaluara?

1946: Kler Rendëll shkon në Malësinë Skoceze me bashkëshortin e saj, Frenkun. Ata duan të kalojnë një muaj mjalti të dytë, që t’i japin njëri-tjetrit të drejtën për të parë se sa i ka ndryshuar lufta, por edhe për t’i dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre. Por, një pasdite, Kleri futet në një rreth gurësh dhe papritmas e sheh veten në vitin 1743.

E kthyer pas në kohë, ajo bie në duart e një klani skocez, mes të cilëve ndihet e huaj dhe mbi të gjitha, e rrezikuar nga jakobitët dhe xhaketëkuqtë. Mes kaosit, pasionit dhe dhunës, mundësia e saj e vetme për të gjetur siguri, është Xhemi Frejzër, një luftëtar i ri dhe i pashëm skocez. Ajo që nis si detyrim, kthehet në nevojë dhe Kleri e gjen veten mes dy meshkujsh, në dy jetë të largëta.