Vendimi i ri që pritet të kufizojë hyrje-daljet në Greqi, ja cilët individë prek
Greqia pas datës 30 mars 2024, do të kufizojë hyrje-daljet me Shqipërinë. Të gjithë emigrantët që kanë...
Vrasja e babait nga tre fëmijët e tij në fshatin Shënavlash në Durrës ka tronditur opinionin publik.
Psikologia Nereida Llaha e ftuar në studion e News 24 u shpreh se është shumë e rëndësishme periudha e formimit të personalitetit tek fëmijët në 5-6 vitet e para, pasi rritja e një fëmije në praninë e dhunës, e çon atë në dy drejtime, ose të mësohet të bashkëjetojë me të, ose do ta bëjë të nënshtruar dhe të mos e njohë anën emotive.
”Është ngjarje e rrallë. Qoftë psikologët, por edhe gazetarët dëgjojmë histori të dhimbshme brenda dhe jashtë familjes, por një ngjarje e tillë është e rrallë.
Në momentin e parë që mora vesh lajmin, heshta dhe nuk doja të jepja asnjë opinion.
Tani që jemi njohur, mendoj se është një situatë që ka shumë për të folur. Ajo që mua me ka lënë shije të hidhur, në cdo prononcim që kanë bërë pjesëmarrësit, dalin problematike të reja.
Pesë deri në 6 vitet janë vitet ku ne hedhim themelet e personalitetit tonë. Ndodhur në këto kushte, kur dhuna është prezente, do marrin dy drejtime, ose do mësohen të bashkëjetojnë me këtë dhunë, ose do t’i bëjnë ata të jenë të nënshtruar dhe të jetë të ftohtë psikologjiksht dhe që nuk e njohin anën emotive
Pendesa vjen kur personat kanë qenë nën kushte gjakftohtësie, ose nën efektit e diçkaje tjetër, por në rastin kur personat e kanë menduar, arsyetuar dhe më pas vepruar, nuk ka pendesa” tha ndër të tjera psikologia.
Greqia pas datës 30 mars 2024, do të kufizojë hyrje-daljet me Shqipërinë. Të gjithë emigrantët që kanë...
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...