Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Sa herë që fëmija yt qan apo bën teka, nuk mund ta kalosh me një ‘mos qaj”! Gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i sqaroni situatën, t’i jepni një zgjidhje alternative, të përpiqeni që fëmija të kuptpoj! Pjesa më e madhe e prindërve, shmangin një shqetësim më shumë dhe e lënë gjendjen deri në atë pikë sa, më pas, humbasin kontrollin. Më poshtë janë disa nga fjalët me të cilat mund t’iu drejtoheni fëmijëve, kur gjendja e tij/saj emocionale është e tensionuar!
Fjalët e përgjithshme qetësuese:
1. Jam këtu!
2. E kuptoj se sa i shqetësuar mund të jesh
3. Më vjen keq që po vuan
4. Do të qëndroj pranë teje
5. Nuk shkoj asgjëkundi!
6. Je i sigurt!
7. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua se sa të qendroj pranë teje!
8. Më vjen keq për... humbjen tënde/ atë që miku yt të tha/ që të ra akullorja
9. Të dëgjoj, zemër!
Fjalët që rikthejnë vëmendjen te ngjarja…
10. E doje vërtetë atë ...lodër/të shëtisje/ çokollatën etj
11. Pa ta shohim edhe njëherë plagën
12. E trembe atë ...fëmijë/ qenin, me mënyrën si iu drejtove
Vendosni një kufi
13. Nuk do të lejoj… të shkosh te ajo festë/ të sillesh keq me atë fëmijë/ ta hash atë ëmbëlsirën
14. Dua që…të veshësh atletet/ të përfundosh detyrat….
Tregojuni anën pozitive apo optimiste të situatës
15. Së shpejti do të hash përsëri çokollatë
16. E di që do të më kuptosh
17. Mami do të kthehet më vonë
18. Jam e sigurt që do argëtohesh sërish
19. Do dukesh shumë mirë edhe me bluzën që ke veshur
20. Nuk do të jetë gjithmonë kështu!
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...