Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ndonëse rruga që kemi përpara është shumë e gjatë, era e ndryshimit po ndihet në një shoqëri maskilise si kjo e jona. Mund të tingëllojë çuditshëm, por është e vërtetë që të rrisësh vajza është jo vetëm më e vështirë por edhe më e kushtueshme sipas një studimi kryer së fundmi. Duke mos dashur të prekim pjesën e dytë, Living do të rendisë vetëm gabimet më të shpeshta në komunikimin midis mamasë dhe vajzës duke vështirësuar procesin e edukimit.
Mos thuaj: "JU JENI NJË GJENI!"
Nëse e bëni një vajzë të ndihet sikur inteligjenca e saj është e natyrshme po aq dhe e pagabueshme, kur gjërat të vështirësohen me kalimin e viteve e ajo most ë dije t’u japë zgjidhje do të vendosë në dyshim inteligjencën e saj ose më saktë atë që ju e keni bërë të besojë. Jini gjithnjë realist dhe mos pretendoni që fëmija juaj t’i kalojë caqet e veta.
Lëvdoni këmbënguljen dhe përkushtimin e saj
Mos thoni asgjë fyese rreth trupi të saj që mund t’i ulë vetbeismin
Edhe nëse ju nuk thoni gjëra negative për trupin e vajzës suaj, vetëurrejtja mund ta prekë atë nga njerëzit përreth! Detyra juaj si prind është ta mësoni të duajë trupin e saj duke mos u ndikuar nga kopertinat e revistave dhe modeleve në botën e shoëbizit.
Mos i thuaj: "Djemtë do të mbeten djem” Janë të gjithë njësojë !
Duke u rritur me idenë që meshkujt mund të jenë të dhunshëm, ata janë të gjithë njësoj etj etj vajzat do ta marrin të mirëqenë dhe do ta pranojnë në heshtje “dhunën” psikologjike të djemve duke menduar që ajo është normale për natyrën e tyre.
MOS i bëni komplimenta vajzave vetëm për paraqitjen !
Duke u përqëndruar më shumë tek pamja e jashtme, do i japim vajzave të vogla mesazhin e gabuar që vlerat e saj dhe personaliteti nuk vlen më shumë sesa pamja. Burimi: Womenshealth
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...