Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Claire McCarthy, mjekja pediatre në “Boston children’s hospital si edhe “Harvard Medical School” dhe njekohësisht edhe autorja e shumë informacioneve të shkruara në portalin Huffingtonpost, është shprehur se shikon shumë prindër të marrin vendime të ndryshme në lidhje me imunizimin e fëmijës së tyre. Duke shprehur se ata kanë të drejtën të vendosin për fëmijën e tyre, thekson disa nga justifikimet më të shpeshta që përdoren nga prindërit në lidhje me këtë refuzim.
• Sëmundjet janë të rralla.
Kjo është interesante! A e dini se janë të rralla pikërisht për shkak të vaksinimit? Po çfarë ndodh nëse mosvaksinimi shtohet në masë?
• Këto sëmundje nuk janë edhe aq të rënda.
Sigurisht që sëmundja mund të mos shfaqë simptoma serioze, por nuk mund të anashkalojmë edhe komplikacionet si: dëmtimet në tru, vdekje e fëmijës etj.
• Vaksinat shkaktojnë autizëm.
Sikur ta dinte një njeri me siguri se çfarë e shkakton autizmin! Deri në ditët e sotme mjekësia e bën lidhjen me faktorin gjenetik apo atë mjedisor, kështu që mos u mbështesni tek kjo teori absurde për të justifikuar mosvaksinimin e fëmijës.
• Kanë efekte anësore.
Cili medikament nuk e ka? Edhe nëse ndodh kështu efektet janë të lehta dhe largohen shpejt.
• Shteti dhe kompanitë prodhuese na fshehin dicka në lidhje me këtë “biznes” fitimprurës.
Nuk mund të them se i besoj plotësisht qeveritarëve apo kompanive farmaceutike, por mund të them se në prodhimin e vaksinave kanë marrë pjesë një numër shumë i madh punëtorësh shëndeti, doktorë, shkencëtarë, infermiere etj, pra duket se sekreti do të ishte e pamundur të vazhdonte të qëndronte i tillë.
• I besoj më shumë eksperiencave të nënave se doktorëve.
Më vjen shumë keq që e mendoni këtë kur unë dhe kolegët e mi mundohemi të bëjmë më të mirën. Gjithsesi mendoj se duhet të vaksinoni me çdo kusht fëmijët tuaj!
Burimi: Pernenat
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...