Fëmijët

Çfarë duhet të dinë prindërit para se t'i thonë një familjari të kujdeset për fëmijën, avantazhet dhe disavantazhet e kësaj zgjedhjeje

+

nnnar

Puna me kohë të plotë e angazhimet e tjera, kërkojnë që prindi të jetë për thuajse 9-10 orë larg fëmijëes. Kësisojë lind nevoja që të kërkosh një person të kujdeset për vogëlushin tuaj.! Mund të jetë një dado, një afërm, gjyshërit apo edukatorja e kopështit. Duket se secila zgjedhje shoqërohet me avantazhet dhe disavantazhet e veta por portal i dedikuar nënave pernenat.al ka listuar *pluset dhe minuset* kur prindi zgjedh t’i besojë fëmijën një të afërmi ose familjari.
Avantazhet
• Edhe pse ka nga ata që e bëjnë këtë kundrejt pagesës, sërish mbetet zgjidhje më e lirë se dadoja.
• Kjo gjithashtu do të thotë se fëmija juaj do të kujdeset nga dikush që e njeh mirë dhe që ju i besoni.
• I afërmi juaj gjithmonë do të luajë një rol të rëndësishëm në jetën e të voglit tuaj.
• Ka mundësi që ju dhe të afërmit tuaj të ndani pikëpamje të ngjashme për çështje të tilla si disiplina, të ushqyerit dhe aktivitetet e duhura. Kjo do të thotë se fëmija juaj do të ketë kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme, e cila do ta ndihmojë atë të ndihet i qetë dhe i relaksuar.
• Ju dhe fëmija juaj mund ta takoni tashmë të afërmin tuaj më shpesh.
• Të qenit në një mjedis të njohur është një tjetër avantazh. Fëmija juaj mund të qëndrojë në shtëpinë e vet ose tek i afërmi juaj, kështu që është në një mjedis që e njeh mirë.
• Fëmija juaj ka shumë më pak gjasa të marrë sëmundje të tilla si ftohjet dhe infeksionet e veshëve që merren në ambiente me shumë fëmijë.
Disavantazhet
• Të kesh një marrëdhënie të ngushtë personale me kujdestarin e fëmijës tënd, mund ta bëjë të vështirë për ju që të krijoni një marrëveshje pune.
• I afërmi juaj mund të ndiejë se ka më shumë përvojë në rritjen e fëmijëve sesa ju. Dhe mund të dojë të imponojë mendimet personale për rritjen e fëmijës suaj.
• Ndryshe nga personeli në çerdhe, të afërmit nuk janë të trajnuar për kujdesin e fëmijëve. Kështu që mund t’ju duhet t’i jepni të afërmit tuaj ide për aktivitete dhe lojëra që janë të përshtatshme për moshën e fëmijës suaj.
• Nëse një i afërm i vjetër do të kujdeset për fëmijën tuaj, mos harroni se nivelet e energjisë do të jenë shumë më të ulëta.
• Socializimi me fëmijët e tjerë është diçka që mund të ndihmojë në përgatitjen e fëmijës tuaj për fillimin e shkollës. Kini parasysh se fëmija juaj nuk do të ketë aq shumë mundësi për të bërë këtë nëse vetëm i afërmi juaj kujdeset për të.