Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Si fillim, të pranojnë faktin se mjetet elektronike të komunikimit, përveç dobisë së tyre, mund të jenë edhe një burim i fuqishëm dhunimi. Në ditët e sotme prindërit e ndjejnë gjithnjë e më shumë faktin se prindërimi i tyre vihet në provë dhe shpeshherë në vështirësi nga ndikimet e ndryshme që mund të kenë mbi fëmijët e tyre mjetet e ndryshme të komunikimit elektronik. Nëse prindërit ende nuk janë të orientuar për të mësuar mënyrat se si funksionojnë këto mjete komunikimi, tani ka ardhur momenti të ndryshojnë qëndrim. Fëmijët kanë nevojë për mbështetje për të kuptuar kufijtë e vetes dhe të të tjerëve edhe në këto lidhje të çuditshme sociale që krijohen në distancë, të shoqëruara shpeshherë me rrezikun e lidhjeve me njerëz të panjohur. Kemi pyetur ndërkohë dy psikologe shkollash, përkatësisht të shkollave nëntë-vjeçare dhe të mesme, për bullizmin dhe bullizmin kibernetik. Orsjola Qendro Miha, Psikologe Shkolle dhe Organizimi pranë shkollave 9-vjeçare “Qazim Turdiu”, “At Zef Pllumi” dhe DAR, në Tiranë, thotë se është e vështirë të njohësh me saktësi përhapjen e bullizmit në çdo shkollë, pasi të dy, si ngacmuesi dhe viktima, ngurrojnë për të shfaqur para të rriturve atë që po ndodh. Mundësia që të ndodhë varion nga shkolla në shkollë, por shifra të përafërta tregojnë se më shumë se 7 % e nxënësve mund të jenë ngacmues dhe rreth 10 - 20 % mund të jenë viktima të rregullta të bullizmit. Nga një studim i kryer gjatë vitit shkollor 2011-2012 në shkollën 9-vjeçare “Qazim Turdiu” me rreth 164 nxënës të moshave 11-16 vjeç (klasa 6-9), rezultoi se 50 % e tyre ishin ngacmuar të paktën 1 herë. Ngacmimi verbal dhe fizik raportohej në 27 % të rasteve, sidomos tek djemtë, dhe ishte më i lartë në grup - moshën 12-13 vjeç. Në këtë grupmoshë ishte edhe përqindja më e lartë e fëmijëve që u kanë treguar prindërve apo mësuesve, në rastet kur janë ngacmuar. Ndërkohë, të gjithë nxënësit e përfshirë në studim raportonin se zakonisht u tregonin shokëve apo shoqeve. Po sipas së njëjtës psikologe, ngacmimi në internet raportohej në 23 % të rasteve, por ishte më i përhapur te vajzat dhe në grupmoshën 15-16 vjeç. Studimi nuk kishte objekt prindërit, por nisur nga vëzhgimi i lirë, zakonisht interesimi prindëror ishte më i lartë për rastet e ngacmimit fizik. Ndërkohë, Ornela Belba, psikologe pranë shkollës së mesme “Partizani”, për të theksuar rrezikshmërinë e një fenomeni si bullizmi, thotë: “ Marr shkas nga një histori që i ka ndodhur në Itali një djali adoleshent, i cili ishte etiketuar në Facebook si ‘”djali me pantallona rozë”’. Për shkak të talljeve të vazhdueshme, djali vrau veten! Bullizmi është tejet i rrezikshëm dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme, por ato janë njëherazi shumë delikate, sepse kërkojnë bashkëpunimin e shumë aktorëve”. Sipas saj, prindërit duhet të jenë shumë vigjilentë ndaj sjelljes së fëmijëve dhe nëse shohin ndryshime, të kërkojnë ndihmë nga profesionistët. “Ndonjëherë fëmijët arrijnë të fshehin shumë mirë ndjesitë e tyre, prandaj prindërit duhet të tregohen sa më të vëmendshëm me ta. Ata duhet të tregohen të gatshëm për t’u bërë pjesë e botës së fëmijëve, t’u flasin me gjuhën e tyre dhe të mos dorëzohen përpara përgjigjeve të tipit: -Asgjë, nuk kam asgjë!-. Në rast se fëmija nuk hapet, një mënyrë e mirë do të ishte tregimi i një historie të supozuar në vetën e tretë, për të larguar vëmendjen nga veta e parë, e cila mund ta bëjë fëmijën të ndihet keq. Gjithsesi, çdo famije ka dinamikat e veta, prandaj edhe ndërhyrja është individuale.” Sipas psikologes Belba, seminaret që zhvillohen në shkollën e saj, sidomos ato për rrjetet sociale, janë shumë të rëndësishme, pasi pothuajse e gjithë jeta e fëmijëve zhvillohet brenda kësaj bote virtuale. “Jo të gjithë fëmijët apo adoleshentë i marrin me sportivitet shakatë… Me ta duhet punuar më shumë për rritjen e vetëvlerësimit… Më parë duhet të ndryshosh veten, pastaj të përpiqesh të ndryshosh botën!”
Shkëputur nga revista Living nga Amarilda Duraj
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...