Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Xhelozia mes fëmijëve është një dukuri që shumë prindër e hasin gjatë rritjes së tyre dhe konsiderohet si një sjellje e cila buron nga disa veprime të gabuara që prindërit bëjnë. Duke qënë kështu është koha të ndryshoni. Disa sjellje tuajat duhet të ndryshohen në mënyrë që të menaxhoni në mënyrën e duhur xhelozinë mes fëmijëve.
1• Ju e mbroni shumë fëmijën, madje më shumë nga sa duhet dhe kjo bën të mundur që ai të ndihet i ndrojtur para një fëmije tjetër. Kjo në disa raste sjell xhelozi.
2• Keni një sjellje tepër autoritare. Ky është një tjetër gabim që bëni. Mos vendosni rregulla strikte pa dhënë një shpjegim se përse duhet të jetë ashtu, ndryshe fëmija juaj do të rritet duke qënë i pasigurt në vetvete dhe për pasojë do të zhvillojë ndjenja xhelozie karshi të tjerëve.
3• Asnjëherë mos e krahasoni fëmijën tuaj me dikë tjetër. Ky është një veprim shumë i rrezikshëm i cili gjithmonë bën që fëmija të zhvillojë xhelozi brenda vetes.
4• Mos krijoni tek fëmija një konkurencë jo të shëndetshme. Pra mos u përpiqni të rrisni rezultatet e punës së tij duke krijuar një konkurencë jo të mirë me fëmijët e tjerë. Një fëmijë ka një talent ndryshe nga tjetri dhe ju nuk duhet të insistoni që ai të bëjë të gjitha gjërat njësoj me fëmijët e tjerë që njihni.
5• Mos u bazoni në moshën e fëmijës. Pra nuk duhet t’i jepni më tepër vëmendje fëmijës së vogël pasi tek i madhi mund të shfaqet xhelozia. Edhe anasjelltas. Gjithmonë i gjykoni dhe ndani gjërat në mënyrën e duhur./Burimi ''përnënat.al"
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...