Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
"Zgjedhja për të investuar në studimet e një fëmijë jetim ka qenë në mendjen time prej shumë kohësh, por u konkretizua kur mësova rastësisht se shkolla “Ernest Koliqi” kishte ofruar një bursë studimi për një nga fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”. Siç duket, edhe pse do të bësh diçka, duhet një ngacmim që të bëhet realitet. Duke pasur njohje të herët dhe respekt për drejtuesin e kësaj shkolle, vendosëm, bashkë me tim shoq, që të japim kontributin tonë për një fëmijë tjetër. Pra, sot janë dy vajza nga shtëpia e fëmijës që kanë nisur studimet në këtë shkollë. Kishte qenë në mendimet e mia gjithmonë, por konkretizimi nuk kishte ndodhur. Sapo mësova për nismën, vendosa që nuk duhet ta anashkaloja më gjatë këtë dëshirë. Ajo që dua unë është që veprimet tona të nxisin edhe njerëz të tjerë për të bërë të njëjtën gjë. Dituria është një thesar që e ndjek njeriun përgjithnjë, nuk mund të ketë investim më të mirë. Siç e dini, unë jam munduar të jap ndihmën time me koncerte të shumta bamirësie, për fëmijët me aftësi të kufizuara. Mendoj që, duke ndihmuar një qenie tjetër humane, pasurohemi edhe vetë, shpirtërisht. Mirëpo, për shkak të kohës së reduktuar dhe gjithë aktiviteteve të mia, për momentin investimi për shkollimin ka qenë e vetmja mundësi që kam pasur, por shpresoj që kjo të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Sado që vajza është vetëm në klasën e dytë përpiqem të marr sa më shumë informacione për ecurinë e studimeve përmes drejtuesit të shkollës, Ermal Hasimes, i cili përpiqet me të gjitha mundësitë e veta që fëmijëve të mos u mungojë vëmendja për të cilën kanë nevojë. Gjithsesi, nëse mundësitë do të na lejonin, dhe këtu kryesore është koha, do të përkushtoheshim edhe më shumë, qoftë unë, qoftë im shoq. Pse zgjodha pikërisht vajzën nga “Zyber Hallulli”?! Në fakt, jeta të vë shpesh përball njerëzish me probleme të ndryshme, që gjenden kudo nëpër botë. Megjithatë, problemet e vendit tënd kanë një tjetër peshë emocionale. Ndoshta vajza më kujton diçka që nuk jam në gjendje t’i jap përgjigje për momentin. Gjithsesi, mendoj se është një gjë e drejtë për t’u bërë nga kushdo që ka mundësitë dhe dëshirën. Shpresoj që dëshira për shkollën t’i rritet me kalimin e viteve, atëherë kur studimi vërtet ka nevojë për kohë e vëmendje. Dhe të jetë ajo vetë që do të dojë të ndjekë shkollën, në nivelin më të lartë që do të mundet. Unë do të bëj çfarë është e mundur që përkrahja jonë të mos i mungojë në çdo hap që do të vendosë të hedhë dhe të realizojë të gjithë potencialin që mbart me vete çdo qenie humane. Marrëdhëniet me fëmijët janë një aspekt i jetës që më intrigon jashtë mase. Shpresoj që, një ditë, përvoja të jetë edhe më personale."
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...