Fëmijët

Ja përse nuk duhet t'u jepni kurrë lëng portokalli fëmijëve kur janë me grip dhe të ftohur

+

femijaport

Ndryshimet e temperaturave të këtyre ditëve, sidomos ulja e menjëhershme gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, jo vetëm që ju kanë shtyrë të nxirrni menjëherë rrobat e vjeshtës dhe të dimrit, por janë reflektuar menjëherë në shëndetin e shumëkujt prej jush sidomos në shtimin e rasteve të gripit dhe ftohjes tek fëmijët. Sigurisht që shpeshherë, për të mos thënë në shumicën e kohës prindërit detyrojnë fëmijët të hanë "pafund" supë shtëpie dhe të pinë çaj. Por, jo më rrallë edhe ndonjë gotë me lëng portokalli. Edhe pse lëngu i portokallit i shtypur është më i freskët dhe i shëndetshëm se lëngu i blerë,  i cili ka sheqerna të shtuara, përbërës kimikë për konservimin për një periudhë sa më të gjatë, nuk është aspak ide e mirë konsumoni gjatë ditëve të trazuara të virozave. Duke qenë se portokalli bën pjesë në familjen e agrumeve, pavarësisht vlerave ushqyese që përmban, ka edhe përbërës acidikë që irritojnë mukozën e gojës dhe laringun. Nëse doni që fëmijët tuaj ta konsumojnë duhet ta shoqërojnë me mjaltë oragnik ose me pak ujë të vakët.