Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Duke qënë se biberoni fallco është gjithmonë ose një pjesë të caktuar të ditës në gojën e fëmijës, është lehtësisht i prekshëm nga bakteriet dhe për këtë nevojitet një sterilizim i mirë para përdorimit.
Por çfarë duhet të bëjmë kur biberoni është i sapoblerë?
Pikërisht për kontaktin që ai ka me gojën e fëmijës duhet të ketë një higjenë shumë të mirë. Në momentin që sapo e keni blerë ju duhet ta sterilizoni në mënyrë të përkryer, pra edhe më mirë se zakonisht.
Si lahet një biberon i ri?
Disa nëna vetëm e shplajnë, disa e lajnë me sapun neutral, disa e sterilizojnë. Mënyra më e mirë është sterilizimi dhe e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me biberonat e qumështit. Kjo është e rëndësishme sepse amballazhi nuk është i mjaftueshëm për ta mbajtur atë larg bakterieve. Mënyrat e sterilizimit janë të ndryshme, por një ndër më ekonomiket është zierja e tij në një tenxhere me ujë të nxehtë për 5 minuta.
Nuk duhet ta ekzagjeroni!
Higjena dhe sterilizimi janë shumë të rëndësishme për t’u ndjekur, por gjithmonë pa ekzagjeruar! Nëse në një moment fëmijës biberoni i bie tek çarçafët, mbi tavolinën e kuzhinës, në ulësen e relaksit apo sexholinos, nuk është i domosdoshëm sterilizimi. E kundërta duhet të ndodhë nëse ai bie në tokë, edhe pse tapeti apo dyshemeja nuk është shkelur me këpucë. pernenat.al
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...