Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ardhja në jetë e një fëmije ndryshon plotësisht ekuilibrat në shtëpi. Ai bëhet epiqendra e gjithçkaje. Muajt e parë janë edhe sfida më e madhe në jetën e një foshnjeje. Për këtë arsye, përveç dashurisë, u duhet dhënë edhe mundësia të eksperimentojnë. Të njohin botën rreth e përqark, por pa sforcuar zhvillimin e tij motorrik.
Për shembull gjatë moshës 2- 3 muaj kur fëmija zgjat duart për të kapur diçka, ai po përpiqet të aftësojë problem solving. Ju nuk duhet ta pengoni, por t’i krijoni hapësirë të arrijë atë që do. Mjekët pediatër rekomandojnë po ashtu që nuk duhet ta lini për shumë kohë fëmijën ulur. Ai duhet ta zbulojë vetë këtë mënyrë qëndrimi.
Living ju fton të zbuloni disa lojëra shumë interesante që mund të bëni me fëmijët nga mosha 0-12 muajsh :
Loja me pasqyrë
Kjo është një lojë shumë interesante për fëmijën. Ai nuk është i ndërgjegjshëm për ndryshimet e tij fizike dhe kjo është një mënyrë e mirë për të zbuluar veten. Luani bashkë me fëmijën tuaj para pasqyrës në mënyrë që të ketë sa më tepër besim.
Loja e shkallëzës së drurit
Kjo lojë është e këshillueshme të përdoret nga mosha 6 deri në 12 muaj. Përpara së fëmija të ecë plotësisht, ky është një ushtrim shumë i mirë për të stimuluar muskujt e sapoformuar. Kjo lojë ndihmon në zhvillimin e tij kromatik .
Loja e kutisë së kartonit
Pas moshës 6 muaj, fëmija fillon të hedhë hapat e parë dhe të njohë më nga afër objektet. Të ecë këmbadorazi dhe të zvarritet në shtëpi. Ka ardhur momenti që ai të provojë një eksperiencë të re. Merrni një kuti kartoni të pastër dhe fshihni fëmijën nën të. Do jetë shumë interesante të shihni reagimin e tij kur tenton të dalë.
Lojërat e muzikës
Kjo mbetet pa diskutim një ndër lojërat më të preferuar për fëmijët. Karuseli më zë apo rake-taket me muzikë ndihmojnë fëmijën tuaj të zhvillojë aftësitë e dëgjimit. Si dhe të kuptojë që bota ku jeton është e zhurmshme.
Mos harroni që loja më e domosdoshme për fëmijën tuaj është dashuria dhe përkujdesi.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...