Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Herët a vonë iu ndodh të gjitha nënave që, gjatë bisedave me shoqet a koleget, të rendisin cilësitë e fëmijëve të tyre për të treguar se cili/a ka më shumë! Nuk të çudit më fakti i vëmendjes së tepruar, gati maniake, të prindërve, për t’i bërë fëmijët të ndihen gati për jetën; duan që të bëhen profesionistë të zotët, të kenë një punë të mirë e të fitojnë para më shumë se ç’kanë qenë në gjendje të bëjnë ata vetë! Sigurisht që nuk ka asgjë të keqe në gjithë këtë por këmbëngulja me të cilën luftojnë për ta arritur me çdo kusht, nuk është e shëndetshme për fëmijën dhe me gjasë, nuk do jetë në ndihmë të qëllimeve të tyre!
Nuk është rruga e duhur që, për të arritur objektivat, t’i regjistroni në kurse jashtëshkollore, sidomos kur ata vetë nuk kanë dëshirë të shkojnë. Gjëja më e keqe që po bëni është se mendoni që gjithçka po e bëni për të mirën e tyre! E keqja më e madhe e këtij modeli prindërimi është që po ju hiqni fëmijëvë të drejtën për të shijuar fëmijërinë që nuk ka për t’iu kthyer më! Ndoshta, disa fëmijë edhe mund t’iu binden urdhërave por diku do dështojnë në të ardhmen!
Ç’pasoja ka për fëmijët pretendimi I prindërve se ata janë më të mirët:
-I privon nga fëmijëria duke i rritur me presion të vazhdueshëm
-I bën të ndihen të pamotivuar
-Rriten me frikën e vazhdueshme të dështimit
-Humbasin autostimën
Për çfarë ka nevojë në të vërtetë një fëmijë?
-Të di që është i sigurt dhe do e duash sipas mënyrës tënde
-Që ka të drejtë edhe të sillet keq dhe të luaj e fantazoj me miqtë
-Që është i lirë të zgjedh dhe të ndjek pasionet e tij pavarësisht pëlqimit tënd
-Që është fëmijë i mirë si shumë të tjerë në botë
-Që meriton respekt dhe që duhet të respektojë të tjerët
Nga Living
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...