Fëmijët

Mungesë përqëndrimi dhe hiperaktivitet, çrregullimi mendor që po prek gjithnjë e më shumë fëmijë, ja ç'duhet të dini rreth këtij problemi

+

adjffe

Mungesa e vëmendjes dhe problemi i hiperaktivitetit po prek gjithnjë e më shumë njerëz, përfshirë këtu edhe fëmijët (lexoni më shumë në këtë link ). A është gjenetike, apo stili i jetesës që ka ndikuar në përqëndrimin tonë, kjo mbetet ende për t’u vërtetuar duke qenë se është një problem i kohëve moderne, për të cilin ka ende shumë për të zbuluar. Medikamentet, të cilat janë kryesisht stimulantë, që u vijnë në ndihmë njerëzve me ADHD (Attention-deficit Hyperactivity Disorder) vijne me një sërë efektesh anësore për organizmin. Për fat të mirë, ju mund të kontrolloni shumë sjellje të ADHD pa pasur nevojë të përdorni ilaçe
1. Acidet yndyrore Omega-3. Sipas Medical Neës Today, acidet yndyrore esenciale duket se ndihmojnë me shëndetin e zemrës dhe aftësinë motorike të trurit tek ata që vuajnë nga ADHD.
2. Mineralet si zinku, kalciumi dhe magnezi ndihmojnë në relaksimin e sistemit nervor, kështu që rritja e këyre mineraleve und ta ndihmojë njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim të perballojnë më lehtë situatat stresuese.
3. Kafeina. Hulumtimet dhe mjekët janë të ndarë për përdorimin e kafeinës nga njerëzit që vuajnë nga ADHD. Studiuesit besojnë se kafeina ka efekte të kundërta në krahasim me njerëzit që nuk preken nga ky çrregullim. Stimuluesit natyralë kanë tendencë të qetësojnë dhe të rrisin përqëndrimin tek njerëzit me ADHD.
4.Një studim i vitit 2011 tregon se shpenzimi i 20 minutave jashtë çdo ditë ndihmon në reduktimin e simptomave të ADHD. Është një mënyrë e lehtë, e lirë, pa efekte anësore për të ndihmuar në qetësimin e sistemit nervor ! Burimi:REMEDY DAILY