Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Për shkak të pasojave afatshkurtra dhe afatgjata që kjo marrdhënie me dhunën ka në jetën e të gjithë personave të përfshirë në të, bullistë, viktima dhe vëzhgues të bullizmit: Shenja të depresionit, tentativat për vetëvrasje, izolimi social janë vetëm disa nga pasojat e mundshme. Shumë studime të kryera në botë kanë treguar një lidhje shumë të ngushtë të bullizmit dhe delinkuencës rinore.Gjithashtu edhe për faktin se bullizmi është një sjellje që tenton të shërbejë si model i fuqishëm, në mos i vetëm, i menaxhimit të agresivitetit dhe marrdhënieve sociale edhe në të ardhmen e këtyre individëve. Kjo, me fjalë të tjera, do të thotë se një njohje më e mirë e bullizmit do të mund të sjellë edhe një parandalim më të suksesshëm të dhunës më gjerë.
Mobbing (ngacmimi dhe/ose dhuna në vendin e punës) është i njohur si një fenomen i zakonshëm që karakterizon sjelljen e disa idividëve, të cilët tentojnë të dhunojnë bashkëpunëtorët (qofshin vartës ose kolegë), për të arritur disa synime dhe për t’u ndjerë mirë.
-Çfarë mund të bëjnë mësuesit?
Të gjithë profesionistët, pavarësisht nga fusha ku ata japin kontributin e tyre, mendojnë se qëllimi kryesor i mësimdhënies është të rrisë kapitalin social dhe mendor të nxënësve. Mësuesit dhe stafi i shkollës janë në një pozicion unik dhe me shumë influencë për të ndërhyrë në rastet e bullizmit dhe për të promovuar marrëdhënie të shëndetshme midis nxënësve. Në një studim të bërë nga Loka (2010) për vlerësimin e kompetencës së mësuesve për të reduktuar bullizmin në shkollat shqiptare, rezultoi se shkalla e përfshirjes në situate të bullizmit është e lidhur drejtpërdrejt me interesin personal të mësuesve në raste specifike dhe jo me formimin e tyre profesional. Mungesa e njohuriv për të përcaktuar nëse një rast dhune është bullizëm apo jo, i bën mësuesit të stepen në mënyrën e ndërhyrjes. Duhet thënë se nxënësit nuk kërkojnë ndihmën e mësuesve në rastet kur ata janë viktima apo dëshmitarë të bullizmit dhe kjo sigurisht e lë mësuesin jashtë loje në një pjesë të rasteve. Megjithë vështirësitë e hasura (disa raste lehtësisht të kapërcyeshme dhe shumë të tjera jo), mësuesit mbeten aktorët më të rëndësishëm të përpjkejeve për të luftuar bullizmin, i cili në fakt, kryhet në hapësirat e kohës së lirë midis orëve mësimore apo në vende jashtë klasës apo shkollës. Modelimi i sjelljeve paqësore dhe gjithëpërfshirëse si dhe respektimi i secilit nxënës është një fillim i mirë. Dhënia e hapësirave për të diskutuar për bullizmin si dhe përfshirja e prindërve në këtë përpjekje do të ishte një qëndrim i lavdërueshëm. Krijimi i një klime pozitive në klasë si dhe trajtimi i shkollës si një komunitet, ku të drejtat dhe përgjegjësitë bien mbi të gjitha palët, do të ishte maksimumi.
-Po psikologu i shkollës?
Sipas Ginter (2004), psikologët shkollorë janë “burimi më i madh” për t’u marrë me të gjitha tipet e dhunës që ndodhin në shkollë. Hermann dhe Finn (2002) i qëndruan idesë se psikologët shkollorë janë si nga pikëpamja etike, ashtu edhe ajo ligjore, përgjegjës për të siguruar që nxënësi të jetë i sigurt në shkollë. Shumë studime janë përqendruar në mënyrat se si psikologët shkollorë duhet t’i përgjigjen dhunës në shkollë. Në përfundim të këtyre studimeve, është arritur të kuptohet se tërësia e programeve të ndërhyrjes ndaj bullizmit mund të ndërmerret nga psikologët shkollorë, nëse ata zotërojnë njohjen e plotë të bullizmit si fenomen dhe aftësi të caktuar për menaxhimin e tij. Të gjitha programet, si ato shkollore, ashtu edhe ato që e trajtojnë shkollën si komunitet, i njohin psikologut shkollor përgjegjësinë e aktorit kryesor në zbulimin dhe trajtimin e rasteve të bullizmit. Psikologët shkollorë duhettë bashkëpunojnë me prindërit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollës për të ndërhyrë në mënyrë të efektshme. Roli këshillues i psikologut shkollor e bën atë personin më të përshtatshëm për koordinimin e përpjekjeve të grupeve të ndryshme të interesit.
NGA Amarilda Duraj, PSIKOLOGE Silva Loka, PSIKOLOGE Ornela Belba, PSIKOLOGE SHKOLLE DHE ORGANIZIMI Orsjola Qendro Miha
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...