Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Mbesa i tregoi gjyshes se si kishte kaluar ditën dhe gjyshja e dëgjonte me shumë vëmëndje. Mbasi mbaroi së treguari, gjyshja me qetësi, i tërhoqi vëmëndjen për një veprim që mbesa kishte bërë:- duhet të kesh kujdes, ky veprim duhet mënjanuar pasi nuk e lejon shpirtin tënd të bëhet i bukur. Mbesa e zënë pak ngushtë u përgjigj:- mirë, nuk do e bëj më, por nuk më pa njeri, nëna. Ashtu beson?- i tha gjyshja.- po nëna, nuk më pa njeri.
Gjyshja vazhdoi- mendoj që një njeri të ka pare. Mbesa e hutuar insistoi: -nana po atje nuk kishte asnjë njeri.
Gjyshja: po ti nuk je një njeri. Ti e pe veten tënde që e bëre këtë veprim apo jo? Po- u përgjigj mbesa e hutuar edhe më shumë. -E pe veten dhe si të duket tani që e kujton, i bukur? - Jo- tha mbesa me zë të mekur. Gjyshja, duke i vendosur dorën te supi e me zë të butë i tha mbesës:- përpiqu të mos e harrosh këtë histori edhe unë do të të kujtoj herë pas here që të mos harrosh kurrë veten tënde. Je njeriu që do të mësosh veten si t’i përzgjedhë, zhdërvjellsojë e përdorë veprimet e sjelljet e mira. Ato veprime që nuk të bëjnë të ndihesh keq apo t’i mohosh.
Nga Lira Gjika.
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...