pierre cardin2

Fëmijët

Përse prindërit nuk duhet t'ua mohojnë fëmijëve të drejtën e vaksinimit?

+

santrsd

Në historikun e mjekësisë kemi dëgjuar se vaksinat nuk kanë pasur rol të madh mbi sëmundjet infektive, pasi kushtet higjieno- sanitare ishin përmirësuar mjaft, madje, në disa raste, ato janë përdorur kur poliomieliti dhe difteria ishin në zhdukje e sipër. Por falë vaksinave, vdekshmëria foshnjore deri në 5 vjeç ka rënë dhe kjo jo vetëm prej përmirësimit të kushteve higjienike. 

Për sa i përket kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit, ka prindër që mendojnë se nuk duhet zbatuar në gjithë popullatën porse vaksinat duhet të jenë të personalizuara, sepse prindi e di më mirë se për çfarë vaksinash ka nevojë ose jo fëmija i tij! Fatkeqësisht, nuk ekziston asnjë test apo ekzaminim specifik që mund të parashikojë se nga çfarë mund të vuajë në të ardhmen ky fëmijë apo nëse do të ketë efekte anësore nga vaksinat. Përveç efekteve anësore zyrtarisht të njohura, mbi ç’bazë e mbi ç’kriter paskemi të drejtë t’ua mohojmë fëmijëve të drejtën e vaksinimit?!
Mjekët pediatër nuk janë shitës të vaksinave, por thjesht zëdhënës të shkencës së mjekësisë, të cilët kanë për detyrë të informojnë në mënyrë objektive për sa i përket efekteve dhe rreziqeve mbi të dhënat mjekësore që ekzistojnë, sepse mjekët kanë sakrifikuar vite të tëra duke studiuar anatominë e njeriut dhe nuk i kanë përftuar rastësisht këto njohuri. Por nëse ndokush di më shumë se mjeku, atëherë pse shkon të kërkojë mendim te dikush që di më pak? Përse kërkon të vizitohet kur ka mundësi të vetëdiagnostikohet e të vetëmjekohet për sëmundjet e rrezikshme? Atëherë lejojini fëmijët tuaj të pinë duhan! Pse jo? Të vetmit që i thonë “jo” duhanit janë mjekët, po fundja, ku dinë gjë ata… Zgjedhja është e prindit, zgjedhja është e lirë dhe e pavarur. Duhet pasur parasysh se të zgjedhësh të mosvaksinosh fëmijën, mund të duket zgjedhja e duhur, por duhet të dini se lëvizja “antivaxx” është gjithashtu e lidhur me valën komerciale, ashtu si trendet e tjera që janë zhvilluar së fundmi, si: homeopatia dhe ushqimi vegan, apo çfarë është natyrale, është ekskluzivisht e mirë dhe çfarë është artificiale, është e keqe dhe nuk duhet përdorur. Edhe helmet e merimangës dhe të gjarprit janë natyrale, por njëkohësisht edhe vdekjeprurëse. Po amoksicilina? Apo as kjo nuk duhet përdorur? As paracetamoli nuk është natyral, mos ndoshta edhe ky stimulon autizmin derisa të provohet e kundërta?!
Për shembull: injeksionet e botoksit që femrat i preferojnë aq shumë, e dini nga se përbëhen? Nga mikrobi i botulizmit.

Vijon në faqen e dytë