Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Në historikun e mjekësisë kemi dëgjuar se vaksinat nuk kanë pasur rol të madh mbi sëmundjet infektive, pasi kushtet higjieno- sanitare ishin përmirësuar mjaft, madje, në disa raste, ato janë përdorur kur poliomieliti dhe difteria ishin në zhdukje e sipër. Por falë vaksinave, vdekshmëria foshnjore deri në 5 vjeç ka rënë dhe kjo jo vetëm prej përmirësimit të kushteve higjienike.
Për sa i përket kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit, ka prindër që mendojnë se nuk duhet zbatuar në gjithë popullatën porse vaksinat duhet të jenë të personalizuara, sepse prindi e di më mirë se për çfarë vaksinash ka nevojë ose jo fëmija i tij! Fatkeqësisht, nuk ekziston asnjë test apo ekzaminim specifik që mund të parashikojë se nga çfarë mund të vuajë në të ardhmen ky fëmijë apo nëse do të ketë efekte anësore nga vaksinat. Përveç efekteve anësore zyrtarisht të njohura, mbi ç’bazë e mbi ç’kriter paskemi të drejtë t’ua mohojmë fëmijëve të drejtën e vaksinimit?!
Mjekët pediatër nuk janë shitës të vaksinave, por thjesht zëdhënës të shkencës së mjekësisë, të cilët kanë për detyrë të informojnë në mënyrë objektive për sa i përket efekteve dhe rreziqeve mbi të dhënat mjekësore që ekzistojnë, sepse mjekët kanë sakrifikuar vite të tëra duke studiuar anatominë e njeriut dhe nuk i kanë përftuar rastësisht këto njohuri. Por nëse ndokush di më shumë se mjeku, atëherë pse shkon të kërkojë mendim te dikush që di më pak? Përse kërkon të vizitohet kur ka mundësi të vetëdiagnostikohet e të vetëmjekohet për sëmundjet e rrezikshme? Atëherë lejojini fëmijët tuaj të pinë duhan! Pse jo? Të vetmit që i thonë “jo” duhanit janë mjekët, po fundja, ku dinë gjë ata… Zgjedhja është e prindit, zgjedhja është e lirë dhe e pavarur. Duhet pasur parasysh se të zgjedhësh të mosvaksinosh fëmijën, mund të duket zgjedhja e duhur, por duhet të dini se lëvizja “antivaxx” është gjithashtu e lidhur me valën komerciale, ashtu si trendet e tjera që janë zhvilluar së fundmi, si: homeopatia dhe ushqimi vegan, apo çfarë është natyrale, është ekskluzivisht e mirë dhe çfarë është artificiale, është e keqe dhe nuk duhet përdorur. Edhe helmet e merimangës dhe të gjarprit janë natyrale, por njëkohësisht edhe vdekjeprurëse. Po amoksicilina? Apo as kjo nuk duhet përdorur? As paracetamoli nuk është natyral, mos ndoshta edhe ky stimulon autizmin derisa të provohet e kundërta?!
Për shembull: injeksionet e botoksit që femrat i preferojnë aq shumë, e dini nga se përbëhen? Nga mikrobi i botulizmit.
Vijon në faqen e dytë
• Ekziston frika se të gjitha këto vaksina janë të tepërta për “imunitetin e papjekur” të një të porsalinduri, por, në të vërtetë, pas 40 ditësh, foshnja zhvillon në masën 80 % ose edhe më tepër, një imunitet të ngjashëm me atë të një të rrituri.
Të sqarojmë se ç’kuptim ka koncepti “imunitet i papjekur” te një fëmijë latant. Kjo nënkupton se sistemi i tij imunitar ka shumë pak antitrupa, e si rrjedhojë, është i paaftë të luftojë mikrobet e rrezikshme. Duke u vaksinuar, nuk bëjmë gjë tjetër veçse i shtojmë sistemit imunitar aftësinë për t’i luftuar këto mikrobe. Pra, “imuniteti papjekur” nuk do të thotë mosreagim ndaj mikrobeve apo vaksinave. Termi i duhur nuk është “imaturitet” (pra, papjekuri) por “imunodeficit”, që është një gjendje patologjike. Derisa fëmija nuk është imunodeficit, sistemi i tij imunitar funksionon dhe reagon në mënyrë të shkëlqyer që në fillim ndaj stimujve të jashtëm. Prandaj dhe vitin e parë të jetës, vaksinat e fëmijës përmbajnë mikrobe jo të gjalla, pasi edhe nëse mund të ketë ndonjë imunodeficencë të padiagnostikuar ende, duke futur në vaksinë mikrobe të tilla, nuk përbën kurrfarë rreziku! Në këtë pikë duhet të kuptojmë se trupi ynë kolonizohet përditë nga miliarda baktere që gjenden në ajrin që thithim, në ushqimin që hamë, ku çdo njëri prej tyre përmban 2 000 deri në 6 000 përbërës imunologjikë, ndaj të cilëve trupi ynë prodhon vazhdimisht antitrupa, falë të cilave i mbajmë nën tutelë të gjitha këto mikrobe. Gjithashtu, sistemi ynë imunitar mund të përballojë dhe deri në 10 000 komponentë antigjenikë të ndryshëm në mënyrë simultane (të barasvlershme këto me përdorimin e 0.1 % të kapacitetit imunitar te foshnjat). Kështu, numri total i vaksinave është fare i vogël apo i papërfillshëm në krahasim me numrin e mikrobeve me të cilat përballemi përditë, sepse vaksinat kanë një, dy, tre apo gjashtë (te vaksina hexavalente) lloje mikrobesh (ndaj të cilave trupi ynë prodhon çdo ditë antitrupa), të cilat janë përzgjedhur nga miliona mikrobe të tjera. Kështu që, sa të rrezikshme mund të jenë këto gjashtë lloje mikrobesh? Në këtë mënyrë, nuk mbrohet vetëm fëmija, por dhe komuniteti ku ai jeton, pasi edhe ai fëmijë që nuk vaksinohet, mbrohet indirekt, sepse sëmundja qarkullon më pak. Por është dhe ana tjetër e medaljes: mosvaksinimi nuk është vetëm një zgjedhje e rrezikshme, por edhe egoiste, sepse rrezikon edhe personat e vaksinuar.Ndaj, prindër, ju jeni sot këta që jeni falë prindërve tuaj që morën guximin e ju vaksinuan për të mirën tuaj. Mos u bëni pengesë për shëndetin jo vetëm të fëmijëve tuaj, por dhe të komunitetit ku jetoni.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...