pierre cardin2

Fëmijët

Prindërit mbipeshë, shkak për zhvillimin e vonuar të fëmijëve

+

obesirt

Fëmija juaj është paska i ngathët në detyrat që i jepni ose në marrëdhënie me bashkëmoshatarët e tij ? Mund të tingëllojë e pabesueshme, por ‘’ngathtësia’’ e tij varet nga pesha e prindërve të tij.
Mjekët amerikanë kryen një studim me mbi 5000 gra të shtetit të New York-ut katër muaj pasi ato sollën në jetë fëmijët e tyre deri në tre vitet e para të fëmijëve. Fëmijët e lindur nga nënat mbipeshë janë 70% më të rrezikuar në zhvillimin e aftësive lëvizëse, në krahasim me fëmijët e lindur nga nënat me peshë normale.
Por ky studim prek dhe prindërit meshkuj, fëmijët që kishin një baba mbipeshë kishin 75% më pak mundësi për të kryer me sukses detyrat e zakonshme. Nuk është akoma e qartë sesi obeziteti i nënës dhe babait mund të ndikojnë në zhvillimin e fëmijës. Kjo ndodh pasi një inflamacion gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në trurin e fetusit dhe të prekë po ashtu edhe qelizat staminale.
Mjekët që ndoqën këtë studim u rekoamndojnë prindërve të rinj që të ushqehen shëndetshëm dhe të bëjnë sa më shumë aktivitet fizik për veten , por edhe fëmijët e tyre.