Fëmijët

Pyetja që nuk duhet t'ua bëni asnjëherë fëmijëve !!

+

mmjaftes

“Kë do ti më shumë” ? kjo pyetje e tmershme që e drithëron fëmijën deri në qelizë mesa duket është e pamundur të shkulet nga fjalori ynë. Këtë pyetje, ja bëjnë fëmijës, të gjithë të rriturit pa përjashtim: prindërit, gjyshërit, mësuesit, gazetarët, deri tek pediatrit e psikologët. As njërit nuk i shkon mëndja, se cfar presioni e ankthu i krijojnë fëmijës. Fëmija nuk e kupton këtë frazë, pasi ai mendon se janë të rriturit, që duhet ta duan dhe jo ai që është i vogël. Gjithashtu e vendosin para një zgjedhjeje që ai nuk di ta bëjë. Ai ka nevojë për të dy prindërit e tij dhe nuk arrin të kuptojë pse duhet të zgjedhë njërin. Të rritur lëreni të qetë fëmijën. Jepini ju dashurinë dhe sigurinë aq të nevojshme për të, që të bëhet një i rritur i zoti e i lirë e jo I varur e dyshues ndaj tjetrit. Të rritur pa përjashtim hiqeni këtë pyetje nga përdorimi nëse vërtetë I doni fëmijët. Lira Gjika.