Fëmijët

«Rri me mua, të lutem mos shko», çfarë fshihet pas fotografisë emocionuese të 6-vjeçarit që mallëngjeu rrjetet sociale

+

rivmode

Në qoftë se do të kishit në duar llampën magjike të Xhindit të Aladinit, shumëkush do t’i kërkonte në ato momente dhurata e dëshira nga më të çmendurat, por jo Matt Sooter. 36-vjeçari amerikan nga Arkansas, baba i dy fëmijëve, do t’i lutej vetëm për një gjë, do të shkëmbente jetën e tij për atë të vajzës 4-vjeçare Addy.

vart

E kërkesës së tij, do t’i bashkohej edhe djali më i madh i familjes, 6-vjeçari Jackson, fotografia e të cilit, publikuar së fundmi në llogarinë në Facebook të babait, ka mallëngjyer me miliona njerëz në të gjithë botën. Historia e trishtë e familjes nis në vitin 2016, vit në të cilin vogëlushja Adalynn, asokohe vetëm 2 vjeç, do të diagnostikohej me një gliomë malinje, një lloj kanceri invaziv që prek trurin e fëmijët. Prindërit e vogëlushes do ta kuptonin që diçka nuk po shkonte me të pasi kishte vështirësi me frymëmarrjen, ritmin kardiak dhe nuk arrinte të ecte.

casuales
Që nga ajo ditë e deri më sot, për vajzën 4-vjeçare do të niste një betejë e gjatë me sëmundjen, një betejë të cilin nuk e fitoi dot pavarësisht fushatave sensibilizuese e donacioneve në emër të saj. Por, në këtë betejë Addy nuk do të ishte vetëm, vëllai Jackson do t’i qëndronte pranë, edhe në momentin e fundit kur vogëlushja mbylli sytë. Fotografia e tij teksa i vendos dorën në ballë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ndërkohë që Addy i kap dorën sikur për t'i thënë ''mos më lër të shkoj", është bërë menjëherë virale dhe ka mallëngjyer shumë njerëz. /Burimi ''POUR FEMME"

34258482 10155740617513985 2006821643694899200 n
‘’Nuk është e drejtë që një fëmijë i vogël t’i thotë lamtumirë motrës së tij, shoqes së tij më mirë, asaj me të cilën ka ndarë çdo moment. Nuk duhej të ndodhte kështu. Lutuni për Addyn, lutuni për Jackson. Ai nuk do ta kthejë kokën mënjanë dhe ta lërë vetëm.'', do të shkruante babai Matt pak para ndarjes nga jeta të 4-vjeçares.