Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Të gjithë e kemi një rutinë mëngjesore. Ngrihemi pothuaj në të njëjtin orar çdo ditë. Dikush bën dush, pi kafenë, shkon në palestër ose në punë. Çfarëdo që bëjmë është pothuajse e njëjta gjë çdo ditë. Nëse diçka e thyen këtë rutinë, mund të na prishë gjithë ditën.
Sigurisht që njerëzit ndryshojnë në nevojat e tyre për strukturë, por të gjithë kemi nevojë për disa rituale që përsëriten ditë pas dite. Të gjithë kemi nevojë për një nivel sigurie në jetët tona. Kështu ndodh edhe me fëmijët. Kur foshnja vjen në shtëpi nga materniteti, sugjerohet menjëherë një rutinë e strukturuar. Kjo është një renditje e parashikueshme e proceseve që pasqyrojnë se si të rriturit e jetojnë jetën. Rutina përbëhet nga aktivitete që përsëriten në një rend të caktuar. Rutina nuk duhet ngatërruar me orarin. Është rutina që strukturon ditën dhe e bën jetën familjare të qëndrueshme. Të gjithë përfitojnë: foshnja e di ç’vjen më pas, fëmijët e tjerë kalojnë më shumë kohë me mamin dhe babin – të cilët janë më të qetë pasi kanë kohë edhe për veten e tyre.
Gjashtë javët e para
Periudha më e përshtatshme për ta vendosur foshnjën në një rutinë të strukturuar mirë janë gjashtë javët e para. Rutina fillon si një plan 3–orësh. Foshnja ha dhe luan. Më pas fillon “mise en scene”-a për një gjumë të qetë. Mami pushon ndërkohë që foshnja pushon dhe kur ai zgjohet, cikli fillon sërish. Javët e para përfaqësojnë periudhën e përshtatjes si për foshnjën ashtu edhe për prindërit. Foshnja nuk ka asnjë kontroll përveç gojës me të cilën ushqehet dhe komunikon. Ekzistenca e tij është ushqimi dhe e qara. Foshnjat qajnë nga një deri në pesë orë në ditë dhe për shumicën e prindërve çdo minutë duket si pesë të tilla. Asnjëherë nuk duhen anashkaluar të qarat e fëmijëve. Në çdo rast duhet të përpiqemi të kuptojmë çfarë na thotë e qara e tyre. Të qarat zakonisht kulmojnë në javën e gjashtë
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...