Fëmijët

Si po e shkatërron vetëvlerësimin e fëmijës, mungesa e durimit të prindërve

+

fefemijetdhunn
Nga Lira Gjika
“Mbylle se ta vesha”, “as gëk mos të bësh, dëgjove?” dhe pastaj kthehen nga njëra tjetra, apo njëri tjetri dhe vazhdojnë: “oj, se nuk na la rehat”. “e duan nga një shpullë”, “ohu s’kemi nerva”
Këto shprehje, të shoqëruara me shikimin e ngrysur prej të rrituri të inatosur, pse ju prish dëshira e vet, dëgjohen e shihen njëlloj, në lokale moderne, apo lokale të thjeshta dhe në rrugët e Tiranës. Këto shprehje dëgjohen, pa dallim nga të gjithë të rriturit me shkollë apo pa shkollë, nga nënat dhe baballaret, nga gjyshe dhe gjyshër. Prindër, që flasin gjysma anglisht e gjysma shqip dhe gjyshër e gjyshe, që flasin si të munden, në këtë “pikë” janë njëlloj. Ndërsa fëmija aty në cep, me një pako patatina në dorë, me lot në sy, i fyer e i trembur brenda vetes, e mbush shpirtin me inat dhe dyshime. Janë këto skena “të vogla” të cilat, nxitin “erësirën” në shpirtin dhe mëndjen e fëmijës, që ndërtojnë “muret e heshtjes” ndërmjet fëmijës dhe vetes, dhe prindit e fëmijës. Këta të rritur, prindër dhe gjyshër, që nuk lenë lodër pa u blerë fëmijëve, e humbin durimin në çast, kur u prishet terezia dhe harrojnë që janë në publik. Të rritur, që për pak tolerancë, nga ana e tyre, shkatërrojnë në publik, vetëvlerësimin, që fëmija po përpiqet të ndërtojë me mundim.