Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Asnjë fëmijë nuk është i përsosur. Shumica e prindërve, në një periudhë, e shohin fëmijën e tyre të shoqërohet me shokë dhe shoqe të ndryshëm. Por nëse shqetësoheni se djali apo vajza juaj mund të jetë një viktimë e bullizmit në shkollë, ka disa shenja delikate të ngacmimeve që duhet të keni kujdes. Ka raste që mund te jenë dhe ata ngacmuesit e shokëve dhe shoqeve dhe këtë mund ta dalloni nga veprime të caktura si këto më poshtë:
-Mungesa e ndjeshmërisë. Këtë mund ta vini re kur ata nuk tregojnë dhembshuri dhe ndjeshmëri dhe nuk mendojnë për njerëzit e tjerë. Shpesh mund të fajësojnë të tjerët për veprimet e tyre të gabuara. Kjo mungesë e ndjeshmërisë mund të jetë një shenjë se fëmija juaj është një dhunues.
-Dëshira e madhe për të qënë pjesë e grupeve të caktuara: kur i shihni që kalojnë shumë kohë në rrjetet sociale dhe janë shumë të vëmëndshëm ndaj mendimit që të tjerët kanë. Kjo mund të çojë fëmijën tuaj që të bëjë zgjedhje të gabuara për t'u përshtatur, duke i bërë ata të kthehen në një ngacmues ndaj të tjerëve dhe pse pa dëshirën e tyre.
-Eksperienca të tjera me bullizëm, zëniet dhe grindjet midis shokëve. Nqs ato kanë qënë pjesë e padrejtësive, si rrjedhojë mund të reagojnë në të njëjtën mënyrë pa e patur qëllim të mirëmenduar.
-Ndryshimë të sjelljes. Problemet emocionale janë një shenjë tjetër. Ata mund të kenë luhatje të humorit në varësi të momentit që janë duke kaluar. Bëhuni të vëmëndshëm.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...