“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Një foto postuar së fundmi nga David Beckham duke puthur vajzën e saj Harper në buzë duket se është përhapur me shpejtësi në rrjet, duke shkaktuar jo pak debat. Të “shokuar” nga kjo foto shumë njerëz shprehin habi se si mund ta bëjë një baba një gjë të tillë. Në kulturën shqiptare, kjo foto nuk do të cilësohej aspak si e pazakontë sepse rëndom shohim prindër që i shprehin dashurinë fëmijëve duke i puthur në buzë.
Edhe më herët familja Beckham është vendosur në qëndër të kritikave, pasi dhe Victoria është shfaqur jo rrallë herë duke puthur fëmijët në buzë. Sipas BBC kjo praktikë e përhapur jo vetëm në mesin e prindërve të thjeshtë, por edhe mes të famshmëve është e gabuar ! Pak kohë më parë edhe Adrola Dushi e Miriam Cani u "sulmuan" me komente dashakeqëse kur këto të fundit postuan foto duke puthur fëmijët
Liz Brewer,eksperte e rregullave të mirësjelljes shoqërore, shprehet se puthja e fëmijëve në buzë është një praktikë e pazakontë, por mbetet zgjedhja e prindërve nëse ata e konsiderojnë të arsyeshme apo jo.
"Normalisht nuk mund të puthim në buzë një anëtar të familjes, nëse ai person nuk është burri juaj," tha ajo. Shqetësues është fakti nëse fëmijët nuk dëshirojnë, e prindërit apo të afërmit e bëjnë një gjë të tillë. Afrimitetin e “tepruar” duhet t’ia lëmë në dorë fëmijëve e nëse ata ndihen mirë ju mund t’i puthni në buzë. Living
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...