Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Raporti prind-fëmijë është një ndër lidhjet më të bukura dhe më të komplikuara që mund të ekzistojnë. Shumë prindër krekosen duke thënë se i njohin fëmijët e tyre më mirë se gishtat e dorës, por harrojnë që fëmija është qenie e pavarur. Ju mund të mësoni prej tyre duke u nisur nga detaje thuajse të parëndësishme në dukje, siç është për shembull shenja e horoskopit. Ja ç'thonë yjet për lepurushët tuaj :
Peshorja: Edhe pse në një moshë fare të njomë, fëmijët e shenjës së peshores duan të jetojnë në një botë ideale ku çdo gjë është e bukur dhe në vendin e duhur. U pëlqen të jetojnë në harmoni me prindërit, vëllezërit, kushurinjtë dhe shokët e klasës. Janë fëmijë të qetë, të duruar dhe dëgjojnë me vëmendje këshillat e prindërve.
Akrepi: Akrepët e vegjël nuk pickojnë si insekti me të njëjtin emër, por u pëlqen të tregojnë sekretet e të tjerëve. Janë natyrë shumë e thellë dhe shpesh të pakuptueshëm, por njëkohësisht miqësorë dhe të dashur. Vëzhgues të mirë që shohin gjithmonë përtej aparencës.
Shigjetari: Fëmijët e shenjës së shigjetarit janë të qeshur, simpatikë dhe shumë kureshtarë. U pëlqejnë pyetjet që nisin me ‘’përse’’ dhe nuk lodhen derisa të marrin përgjigjen e duhur. U pëlqejnë lojërat në natyrë, sporti dhe festat me shumë fëmijë.
Bricjapi: Ndryshe nga fëmijët e shenjave të tjera, bricjapët e vegjël duken më të rritur për moshën që kanë. Janë shumë të përqendruar, të vendosur dhe luftarakë derisa t’u plotësohen të gjithë dëshirat. U pëlqen të debatojnë për gjithçka, por mbi të gjitha të dalin fitues në fund.
Ujori: Vogëlushët e shenjës së ujorit janë inteligjentë dhe ëndërrimtarë. Nëse do u jepej një shkop magjik, me siguri dëshira e parë e tyre do të ishte ta bënin botën një vend më të mirë. Janë shumë të dashur, të ëmbël dhe nuk i fshehin kurrë emocionet.
Peshqit: Të gjithë prindërit që kanë një fëmijë të shenjës së peshqve e dinë shumë mirë ç’do të thotë të kesh një botë përrallash brenda katër mureve të shtëpisë. Këta fëmijë duan të realizojnë çdo fantazi të mundshme, nga lojërat me indianë e deri tek Peter Pan-i fluturues. U pëlqen të luajnë me imagjinatën, të krijojnë situata humori, i duan shumë kafshët shtëpiake dhe natyrën.
Në qoftë se keni humbur gjashtë shenjat e para klikoni këtu.
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...