“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Të gjithë duken se kanë një rutinë përpara apo pas intimitetit me partnerin dhe në një mënyrë apo në një tjetër njerëzit bëjnë gjëra të caktuara . Duke mos ju kushtëzuar në dëshirat tuaja, Living do të ndajë me ju vetëm gjërat që janë të ndaluara rreptësisht pas marrëdhënieve seksuale.
Mos u pastroni me letra të lagura
Nëse jeni të ndjeshëm ndaj kimikateve si alkooli, glicerinë, aromat apo vajra të caktuar, përdorimi i letrave të lagura pas marrëdhënieve seksuale mund të shkaktojë iritim. E mira është të pastroheni me ujë të rrjedhshëm.
Nuk duhet të flini me të brendshme prej dandelle, najloni e materiale të tilla
Pasi keni kryer marrëdhënie seksuale e pasi të jeni larë bëni mirë të vishni mbathje pambuku . Pas seksit, lëkura ka tendencë të jetë e ngrohtë dhe e lagësht, në sajë të djersës e sekrecioneve vaginale. Mbathjet sintetike mund të rrisin rrezikun e një infeksioni vaginal.
Mos provoni të laheni në pishina publike, apo xhakuzi.
Në përgjigje të stimulimit seksual që vjen nga presioni i xhakuzit, shanset për t’u infektuar rriten. Lëkura dhe organi juaj femëror është i ekspozuar ndaj baktereve.
Mos harroni të urinoni
Gjatë një marrëdhënieje seksuale, bakteret mund të shtyhen drejt fshikëz tuaj. Menjëherë pas një raporti intim duhet të siguroheni që jut ë “vetpastroheni” nëpërmjet urinimit.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...