Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kujtohu se njerëzit e krijojnë përshtypjen e parë (më të fortën) brenda 7 sekondave.
Në rregull, gjërat mes jush po bëhen më serioze. Festat po afrojnë, prandaj ka shumë mundësi të përballesh me prindërit e tij. Mund të shkojë edhe çdo gjë për dhjamë qeni, e kemi provuar, prandaj lexo me vëmendje më poshtë.
Psikanalistja Jane Reardon, na zbulon të gjitha gjërat që duhet të shmangësh, në mënyrë që njohja me prindërit e tij të shkojë për mrekulli dhe të mos krijohen probleme.
Shmange njohjen e hershme me ta
Mos u ngut, kohën prandaj e kemi, për të krijuar hapësirat e duhura. Mund të krijohen pakënaqësi dhe një atmosferë e nderë, nëse njihesh me prindërit e tij shumë herët. Sipas Jane, “Varet se sa serioze është lidhja nga të dyja palët. Gjashtë muaj mendoj se janë mjaftueshëm për tu “vënë në vijë” disa gjëra”.
Mos e merr gjithë peshën mbi shpatulla
Nëse ndihesh në ankth, përfytyro si ndihet ai. Edhe ai dëshiron që familja e tij të të pëlqejë ty, nëse je pozitive. Gatishmëria është çelësi. Pyete të dashurin për disa gjëra rreth prindërve të tij. Çfarë u pëlqen dhe çfarë jo? “Sjellja e mirë do të nisë mundësinë për të qenë e pëlqyeshme tek ata.” – thotë Jane.
Paraqitje e përshtatshme për rastin në fjalë
Vajzat e modës mund të dinë se çfarë do të veshin, por ankthi i një njohjeje të tillë, mund të çojë në zgjedhje të çuditshme edhe ato që zakonishtvishen shumë mirë. Rri e qetë. Luaj me zgjedhje të sigurta dhe mos e tepro me ndonjë minifund ose bust!
Shmange hapjen e bisedave të çuditshme
Gjëja më e keqe është të nisësh një bisedë, e cila do të përfundojë në grindje. Nuk po them të rrish si pemë dhe të shikosh se ç’thonë të tjerët! Thjesht përpiqu të flasësh për gjëra, të cilat nuk prekin tela të ndjeshëm, të paktën në fillim, derisa të kuptosh se ku variojnë ato. Luaj në anën e sigurtë. Bëji të të rrëfejnë kujtime gazmore nga fëmijëria e të dashurit tënd. Është një zgjedhje shumë e mirë teme kjo e viteve të fëmijërisë. Prindërve u pëlqen shumë të flasin për fëmijët e tyre dhe të tregojnë se si i kanë rritur ata, i lajkatos kjo gjë.
Të jesh vetvetja
Në fund të fundit je e lidhur me të dashurin tënd, jo me prindërit e tij. Nëse të ftoi t’i njohësh, ka një arsye të fortë. Besoji këtij mendimi dhe sigurisht, ki besim tek vetja. Qetësohu dhe për hir të Perëndisë, mos shko duarbosh!
Nermin Bajrami
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...