Marrëdhënia në çift

Çfarë është aroma e seksit dhe a ekziston në të vërtetë?

+

smell sex

Me siguri ju ka rastisur ta shihni në ndonjë film skenën klasike ku ai ose ajo hyn në dhomën e gjumit dhe thotë ''këtu vjen era seks''. Pse jo mund t'ju ketë rastisur edhe juve vetë një situatë e tillë. Por a ekziston era e seksit, çfarë është ajo dhe a mund të nuhatet ? Përgjigjen do ta gjeni në rreshtat e mëposhtëm. Që në lashtësinë e largët, janë ngritur gjithmonë mite nga më të ndryshmet rreth kësaj teme, duke filluar që nga ereksioni mashkullor, orgazma e deri tek legjendat urbane të meshkujve për akte seksuale që zgjain pafund. Një prej këtyre miteve është edhe era tipike e seksit, e cila mund të jetë gjithçka, por jo tipike. Sipas Sara Gottfried, autore e The Hormone Reset Diet, nuk ekziston një erë e tillë, por janë thjesht përzierje erërash të sekrecioneve dhe lubrifikimit vaginal, djersës dhe spermës. Kjo e fundit ka përmbajtje alkaline (dmth ka pH të lartë), kurse sekrecionet vaginale kanë përmbajtje bazike (dmth kanë pH të ulët), kombinimi i të dyjave sjell aromën tipike për të cilën po flasim. Mos u shqetësoni kur ta nuhasni, është thjesht një reaksion kimik i trupave tuaj. 

Burimi ''Woman's health''