Marrëdhënia në çift

Ja sa shpesh kryejnë marrëdhënie seksuale çiftet e lumtur?

+

sdfasdf

A e keni pyetur ndonjëhere veten cili është dallimi midis shokut të ngushtë dhe të dashurit? Të dy të respektojnë, të mbështesin, kanë besim tek ty, të bëjnë të qeshësh, por atëherë përse disa vajza nuk mund ta duan kurrë shokun e ngushtë? E thjeshtë, sepse nuk tërhiqen seksualisht ! Një lidhje nuk mund të mbijetojë vetëm nëse dy njerëz e duan njëri tjetrin, kanë besim e gjithçka thamë më lart ! Sekreti i lumturisë në çift është jeta aktive seksuale! Më shumë se sa shpeshtësia, sipas një studimi shkencor e rëndësishme është rutina e jetës seksuale ! Kjo do të thotë që nuk ka rëndësi nëse në një jave kryeni marrëdhënie seksuale 4 herë në javë, kur kjo gjë shoqërohet me një pauzë të gjatë. Jeta e shëndetshme seksuale mund edhe fuqinë e parasë pohojnë psikologët.
Nga universiteti i Torontos Mississauga, hulumtuesit kanë dalë në përfundimin se çiftet e lumtur kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën 1 herë në javë ! Përfundimet janë të bazuara në tre studime që përfshijnë më shumë se 30,000 njerëz. Harku kohor përfshin vitet nga 1989 deri në vitin 2012 dhe është bërë në Amerikë, Kanada dhe në hapësirat virtuale.
Ndër të tjera, pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me frekuencën seksuale dhe perceptimet e tyre mbi lumturinë në çift. Mesa duket lidhja midis tyre është tejet e ngushtë dhe seksi ngre krye mbi çdo element tjetër.