pierre cardin2

Marrëdhënia në çift

Kjo është arsyeja përse pas marrëdhënieve seksuale na vjen gjumë

+

seksf

Falë filmave besohet që përkëldheljet mes çiftit janë momentet më romantike, e nëse kjo gjë po i mungon lidhjes suaj ju mendoni që diçka nuk shkon. Pas marrëdhënieve intime mendohet që mashkulli duhet të puthë e të përkedhelë të dashurën, kur në fakt atë e zë gjumi menjëherë ! Nuk i ndodh vetëm të dashurit tuaj , por të gjithë meshkujve dh femrave gjithashtu. Mos fajësoni askënd veç hormonit gjumëndjellës oksitocin.  I njohur ndryshe si neurotransmetuesi qe stimulon qetësimin e trurit, ky hormone duket se fshin si me magji çdo shqetësim dhe problem nga truri juaj. Kjo gjendje vendos trupin në qetësi duke na vendosur në gjumë porsi foshnje. Në qoftë se ju kryeni marrëdhënie seksuale me dritat fikur, kjo gjë sinjalizon orën e brendshme të trupit që është koha për gjumë. Hormoni melatonin, rifillon ciklin e gjumit. Kur hormoni, oxytocin dhe melatonin ndërveprojnë së bashku ju do e keni të pamundur të qëndroni zgjuar.