Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë për t’u kuptuar, por në të vërtetë janë njerëzit ata që i komplikojnë gjërat e njerëzit e zgjuar janë më të zotë në këtë fushë, jo të dashurisë, por në fushën e ngatërresave. Shkencëtarët japin përgjigjie përse njerëzit e zgjuar e kanë të vështirë të përfshihen në një lidhje sentimentale !
1. Ata analizojnë ndjeniat
Njerëzit e zgjuar janë të shkëlqyer në mbledhjen e informacionit dhe nxjerrjen e konkluzioneve dhe kjo është edhe një avantazh dhe disavantazh, sepse ata janë të prirur të largohen nga një lidhje sapo përballen me një problem. Keqkuptime? Më vjen keq, ne nuk jemi bërë për njëri-tjetrin. Bye!
2. Ata kanë nevojë për kohë për t’u hapur tek një person tjetër
Njerëzit e zgjuar priren t’i fshehin emocionet dhe vështirë se mund të “deshifrohen” si njerëz.
3. Nuk heqin dorë nga përvojat e mëparshme
Ky është një tjetër kurth për njerëzit e zgjuar. Gjërat që kanë rrënuar marrëdhëniet e tyre të mëparshme mund të jenë shkaktarët e prishjes së lidhjes aktuale. Ata nuk dinë të heqin dorë lehtë dhe e kanë të vështirë të provojnë gjëra të reja.
4. Të qenit i vetëm është një zgjedhje e vetëdijshme që njerëzit e zgjuar e preferojnë më së shumti
Ky është një fakt. Njerëzit e zgjuar duke dashur të kenë çdo gjë nën kontroll ndihen të pafuqishëm përpara ndjenies së dashurisë. Përballja me situatat e papritura i bën nervozë e përpara këtij realiteti ata zgjedhin të jenë të vetëm për të shmangur çdo të papritur.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...