Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ju kujtohet skena e famshme në filmin ”When Harry met Sally”, ku Meg Rayan, pretendon se arrin orgazmën përpara Billy Crystal? Qëllimi i saj ishte për të treguar se të gjitha gratë herët ose vonë, stimulojnë kënaqësinë dhe se partneri i tyre nuk e kupton mashtrimin.
E pra, tani shkenca flet në lidhje me këtë gjë, duke treguar se meshkujt nuk kanë shanse përpara kësaj aftësie interpretuese të rafinuar e gjitha femerore; bëhet fjalë për një aftësi të lindur tek femrat, zhvilluar në kohët parahistorike dhe e lidhur me mbijetesën e specieve. Sipas një studimi të publikuar ne "The Archive of Sexual Behavior", shkencëtarët kanë arritur në keto konkluzione pasi kanë analizuar arsyet përse femrat pranojnë se shtiren në arritjen e orgazmës me partnerin e tyre. Shkencëtarët kanë zbuluar se sa më shpesh një femër shtiret se ka arritur kënaqësinë seksuale, aq më të mëdha janë shanset të mbajë në këmbë marrëdhënien me partnerin e saj. Në këtë sondazh morën pjesë 453 femra heteroseksuale mes 18 dhe 46 vjeç që kishin një marrëdhënie së paku prej 6 muajsh. 53.9 perqind e tyre pranuan që kishin stimuluar kulmin e kënaqësisë gjatë një raporti seksual me partnerin.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...