83 vjeçari jetoi 9 muaj në aeroport, italianët preken dhe i gjejnë shtëpi
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Marrëdhënia në çift mund të duket si gjëja më e vështirë në botë, ndërkohë që është shumë herë më e thjeshtë nga ç’e planifikoni në kokën tuaj. Mjafton thjesht të zhvisheni nga komplekset dhe t’i jepni mundësinë vetës të eksploroni njëri-tjetrin. Për të gjithë ata që janë të ndrojtur, mund t’ju vijnë në ndihmë shenjat e horoskopit. Pikërisht kështu, yjet zbulojnë se cilat janë zonat erogjene të partnerit. Pjesa tjetër është në dorën tuaj.
PESHORJA: Ndryshe nga 11 shenjat e tjera, peshoret janë shumë të ndjeshme. Kanë nevojë për shumë dashuri dhe të mos u mungojë në asnjë moment kontakti fizik. I gjithë trupi i tyre është erogjen, por theksi bie mbi lëkurën ku nuk duhet të mungojnë kurrë përkëdheljet, puthjet dhe kafshimet e lehta.
AKREPI: Akrepi nuk pickon si insekti me të njëjtin emër, ama nuk e dimë nëse do i rezistonte të pasmeve të bukura. Mashkulli i kësaj shenje do të humbiste kokën pas një kërcimi joshës me intimo, kurse femra akrep dëshiron vazhdimisht përkëdhelje në zonën e fundshpinës.
SHIGJETARI: Një puthje ose masazhi i gishtave të këmbës është mënyra më e mirë për të zgjuar erosin e shenjës së shigjetarit. Femra shigjetar e përdor më së miri këtë gjë në avantazhin e saj, askush nuk do i rezistonte një palë këmbëve të bukura dhe joshëse.
BRICJAPI: Për shenjën e bricjapit, shpina është zona më ndjellëse. Fikni dritat, zgjidhni një vaj esencial me aromë të mirë, pak muzikë në sfond dhe bëjini një masazh femrës bricjap. E sigurtë që do të ndizni të gjitha emocionet e saj.
UJORI: Veshi është zona më e brishtë dhe njëkohësisht më ndjellëse për miqtë tanë të ujorit. Një masazh dhe puthjet në gjithë gjatësinë e veshit janë ajo çfarë do të dëshironte çdo ujor.
PESHQIT: Është e vështirë të përcaktoni zonën e nxehtë të peshqve sepse i pëlqejnë të gjitha. Mund të nisni me flokët, qafën, gjoksin, belin dhe në fund një masazh i ëmbël në vrimat e Venusit.
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...