Vendimi i ri që pritet të kufizojë hyrje-daljet në Greqi, ja cilët individë prek
Greqia pas datës 30 mars 2024, do të kufizojë hyrje-daljet me Shqipërinë. Të gjithë emigrantët që kanë...
Ekografia, e njohur ndryshe si ultra-sonografia, është një ndër ekzaminimet më të rëndësishme gjatë shtatzënisë. Ajo ndihmon nënën e re të ndjekë më nga afër dhe të informohet mbi shëndetin e saj dhe të fetusit gjatë kësaj periudhe. Ekografia është gjithashtu forma më e sigurt për të mësuar gjininë e fëmijës që do të vijë në jetë. Kjo është dhe arsyeja që shpeshherë prindërit e rinj duan të bëjnë sa më shumë derisa të shuajnë plotësisht dyshimet e tyre apo të marrin konfirmimin e plotë që gjërat po shkojnë ashtu siç duhet. Shumë mjekë gjinekologë rekomandojnë që të mos abuzohet me numrin e ekografive pasi ekzaminimet e shumta të kësaj natyre mund të dëmtojnë fetusin. Po çfarë sjell ekografia gjatë shtatzënisë ?
Shkakton stres dhe ankth: Sipas studimeve të ndryshme të University of Yales, ekografitë mund të shkaktojnë dëm në sistemin nervor të fetusit pasi shkaktojnë tek nëna ankth të fortë dhe stres. Dëshira për t’u informuar mbi gjininë e fetusit apo gjendjen e tij shëndetësore mund të shkaktojë nervozizëm dhe tension tek gruaja shtatzënë. Kjo gjendje shoqërohet me rritje të tensionit arterial, ndryshime humori, probleme me frymëmarrjen dhe dhimbje koke.
Dhimbje vaginale: Gjatë javëve të para të shtatzënisë, gruaja shtatzënë duhet t’i nënshtrohet një lloji të veçantë ekografie njohur me emrin ekografia vaginale. Shpeshherë këto dhimbje janë shumë të forta dhe mund të dëmtojnë të dy si nënën dhe fetusin.
Është shpenzim i panevojshëm: Sipas mjekëve gjinekologë, gjatë shtatzanisë janë të mjaftueshme 3 ekografi. Në rast se shtatzënia paraqet ndonjë rrezik të mundshëm, këshillohet që të konsultoheni me mjekun përkatës dhe të ndiqni udhëzimet e tij.
Greqia pas datës 30 mars 2024, do të kufizojë hyrje-daljet me Shqipërinë. Të gjithë emigrantët që kanë...
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...