Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Para shumë vitesh mund të mos e kishit çuar fare në mend që do të vinte një ditë që një pjesë e mirë e jetës tonë do të shndërrohej në një ekspoze virtuale. Krijimi i Facebook-ut, Instagram-it dhe i rrjeteve ndoshta më intime si Whatsapp apo Viber e kanë bërë jetën tonë shumë më intensive, si dhe kanë rivendosur urat e komunikimit me njerëzit që kemi larg apo që mendonim se i kishim humbur. Por si çdo gjë ka një çmim për të paguar dhe në këtë rast është humbja e privatësisë. E sigurisht që këtij ndikimi nuk mund t'i shpëtonin as femrat shtatzëna. E keni parasysh atë kushurirën që nuk i flisni nga klasa e tetë fillore, por siç e do zakoni, e keni në Insta, epo pikërisht ajo është shtatzënë. Para se lajmin t'ua jepte ndonjë hallë apo teze, e gjeni në rrjete sociale. S'kishte si të ndodhte ndryshe pas 100 fotove që poston në ditë. Por jo çdo detaj duhet ndarë aq haptazi. Living ju njeh me 5 gjërat që nuk një grua shtatzënë nuk duhet të postoj në rrjetet sociale.
1.Testin pozitiv të shtatzënisë. (Shumë të njohurat tuaja mund të jenë duke e provuar prej kohësh dhe mund të ndihen keq pas këtyre fotove. Plus që duhet marrë konfirmimi i mjekut që të jeni 100% e sigurt).
2.Dhurata e para që kryesisht janë veshje. (Dhuratat i pranon edhe mbreti, por herë tjetër mund t'i nxirrni pak më bukur dhe jo të vini fokusin tek çmimi)
3.Fotot që krahasojnë fetusin tuaj me çfarëdolloj fruti ( Kohët e fundit është bërë e modës që të postohen foto të një barku të rrumbullakosur dhe një shalqiri. Nuk ka ardhur koha e shalqirit goca, pastaj çne kaq paragjykuese, barku juaj mund t’i ngjajë dhe një kungulli ose pjepri(shaka) .
4.Në ç’vend do të lindë ( Nëse ndonjë mike është e interesuar të di nëse do të lindni në spital, shtëpi, kamion apo pishinë, jini e qetë se do ju pyesë personalisht. Nuk është envoja të publikoni të dashurin ditar në rrjete sociale).
5.Foton e parë të posalindurit me mbishkrimin #kopjaemamittëvet (Seriozisht do e bëni dhe këtë ? Po kontributi i babait, apo nuk e vë re njeri atë.)
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...