Shtatzania

7 gjërat që i ndodhin trupit të femrës kur ushqen me gji

+

fwmias

Gjidhënia është një proces natyral, nga i cili krijohen shumë situata të sikletshme në kultura të ndryshme, por që në të vërtetë nuk ka asnjë arsye. Nuk ka gjë më të bukur se mëmësia, mbartja e fetuesit për 9 muaj në bark, e më pas ushqyerja e të voglit me qumështin e gjirit. Jo të gjitha nënat kanë fat ta përjetojnë këtë eksperiencë, por ato që munden thonë që kjo gjë është si një medalje me dy kahe. Ka efektet pozitive e negative, ndaj më poshtë Living po liston gjërat që i ndodhin trupit të një femre nëse është me gji.
Thithkat mund t’ju dhembin
Nëse një femër ushqen për herë të parë me gji, do të vërejë acarim të thithkave. Kjo për shkak se zona ndoshta nuk e ka përjetuar atë shkallë të stimulimit para. Për të zbutur dhimbjen, përdorni një krem që përmban lanolinë të pastër e cila është 100 për qind natyrore dhe antialergjike.
Mund të ndjeni sikur keni dhimbje barku nga periodat
Oksitocina, hormoni që shkakton derdhjen e qumështit, shkakton tkurrje të mitrës. Është e pakëndshme, por është një shenjë se trupi juaj është duke u shëruar.
Gjoksi mund t’ju rritet deri në dy numra
Mund të humbni disa kilogramë.
Qumështi i gjirit djeg 300 deri në 500 kalori në ditë, që do të thotë shumë gra humbin peshe gjatë kësaj kohe.
Gjoksi mund t’ju rrjedhë.
Mund të vuani nga dhimbja e kurrizit apo e qafës.