Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Ndonjëherë do të duhet të dëgjosh komente që do të bëjnë të ndihesh në faj për mënyrën si ke lindur, ndonjëherë do të dëgjosh edhe eksperienca të një lindje natyrale të treguara me “naivitet” por që do të trondisin thellësitë më të mëdha të qënies tënde, do të bëjnë të ndihesh “më pak nënë” për fëmijën tënd, për qënien tënde si nënë, por ti duhet gjithmonë të mbash mend se je nëna më e mirë në botë për fëmijën tënd. Të qënit një nënë e mirë apo e keqe nuk e përcakton bisturia apo kalimi nëpër kanalin e lindjes!
Dhe ndërsa ty nënë e dashur të drejtohem në këtë mënyrë, ty si person i afërt i saj të them se nuk duhet t’i drejtosh asaj shprehje të tilla si:
• Rëndësi ka që ke një fëmijë të shëndetshëm. Dhe nëna ka rrezikuar jetën e saj për këtë gjë.
• Mund të provosh për lindje natyrale herën tjetër. Lëreni të qetë nënën të vendosë vetë nëse do të ketë një herë tjetër dhe si do të zhvillohet lindja.
• Kjo nuk mund të quhet si një lindje. Nënat me lindje natyrale e duan më shumë fëmijën. Një marrëzi e tillë nuk duhet as të mendohet dhe jo më t’i drejtohet një nëne.
• Sa mirë që nuk ndieve dhimbjet e lindjes. Përveç faktit se nëna mund të ketë kaluar disa orë të mira me dhimbje para se të ketë hyrë në operacion, duhet të mendoni pak për dhimbjet post-çezariane. Dhe në besoni, do të mendoheni dy herë para se të flisni sërish!
• Shpëtove nga “çarja” vaginale. Seriozisht? Mendoni se të qepësh barkun është më e lehtë se një qepje vaginale?
• Pse e zgjodhe, ishte më e lehtë? Të lutem mjaft! Gruas i duhet të marrë vazhdimisht qetësues dhe për më tepër ka një fëmijë për t’u kujdesur!
• Nuk je e shqetësuar se fëmija mund të ketë një problem shëndetësor si pasojë e mos kryerjes së lindjes vaginale? Sigurisht që jam! Por të lutem, tashmë lindja ka ndodhur!
• Gjatë lindjes time natyrale u ndieva…Evitojini këto tregime sidomos gjatë muajve të parë pas lindjes.
• Mund ta shikoj pak shenjën? Jo! Është diçka që po të kem dëshirë e tregoj vetë!
Living/Burimi ‘’përnënat.al’’
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...