Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Të bësh dush me ujë të ngrohtë është një mënyrë e mirë për t’u relaksuar gjatë shtatzanisë, megjithatë është mirë të tregohet kujdes me temperaturën e ujit. Uji duhet të jetë mjaftueshëm i ftohtë në mënyrë që ju ta lejoni të rrjedhë mbi lëkurën tuaj dirket, pa pasur nevojë ta hidhni pak nga pak. Gjithashtu nuk duhet të ndikojë në ngjyrën e lëkurës suaj dhe ta bëjë atë të kuqe, ose të bëjë që ju të djersiteni. Testoni ujin me bërrylin ose parakrahun para se të futeni për t’u larë. Kjo pjesë e trupit tuaj është më e ndjeshme ndaj temperaturës sesa këmbët ose duart. Duhet të jeni të kujdesshëm, sepse një dush i nxehtë mund të rrisë temperaturën e trupit dhe kjo të jetë e rrezikshme për fëmijën tuaj. Studimet mbi kafshët sugjerojnë se mbinxehja, veçanërisht në muajt e parë të shtatzënisë, mund të shkaktojë defekte të lindjes në pasardhësit e tyre. Hulumtimi mbi efektet e ujit të nxehtë ndaj grave gjatë shtatzënisë është ende në vazhdim. Megjithatë, ne e dimë se mbinxehja, sidomos në tremujorin e parë, mund të shkaktojë defekte të lindjes që ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe shpinën e foshnjës. Këto quhen defekte të tubit nervor. Për këtë arsye, gjatë shtatëzanisë është mirë të shmangen banjot e nxehta. Nëse uji juaj i banjës është tepër i nxehtë, mund të ndiheni e lodhur ose esëmurë, meqë nxehtësia mund ta ulë tensionin e gjakut. Kjo mund të ndikojë në rrjedhjen e gjakut tek fëmija që është i pasigurt në çdo fazë të shtatzënisë./BURIMI ''PËR NËNAT"
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...