A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Prania e një kafshe shtëpiake në shtëpi mund të shndërrohet në një prej atyre gëzimeve të vogla për të cilat keni nevojë sidomos pas një dite të ngarkuar. Të gjithë ata,ato që janë rritur me një qen ose mace e njohin shumë mirë këtë ndjesi, por sipas studimeve të fundit prania e maces në jetën e një gruaje shtatzënë mund të rezultojë shumë e rrezikshme. Studiuesit këshillojnë t’u qëndroni sa më larg sidomos gjatë fillimit të tresemestrit të dytë e deri në përfunim të shtatzënisë, pasi rrezikoni të infektoheni me toksoplazmë, një baker i cili bartet përmes jashtëqitjes së maces. Infektimi me këtë parazit mund të japë shenja të ngjashme me gripin, por shumica e nënave të infektuara mund të mos shfaqin asnjë shenjë apo simptomë, si për shembull:
• Dhimbje të trupit .
• Zmadhim të gjendrave limfatike.
• Dhimbje koke.
• Ethe .
• Lodhje .
• Probleme në mushëkri të ngjashme me tuberkulozin ose pneumocisti carini.
• Shikimi jo i qartë si rezultat i inflamacionit të rëndë të retinës
Nëse gruaja infektohet për herë të parë, para ose gjatë shtatzënisë, ka rreth 30 % mundësi për të kaluar infeksionin tek bebi. Sa më herët të ndodhë infektimi, aq më të rënda do të jenë pasojat. Në shumicën e rasteve me prekje të hershme ndodh abort ose vdekje të fetusit në mitër, ndërsa nëna që arrijnë ta kapin në kohë shfaqin probleme si më poshtë:
• Dëmtime të Sistemit Nervor Qendror (SNQ) .
• Zmadhim të mëlçisë dhe shpretkës ( hepatosplenomegali).
• Zverdhje të lëkurës dhe bardhemës së syrit.
Edhe pse mundësia për një grua që të marrë sëmundjen e toksoplazozës nga macja shtepiakë është e vogël, është e nevojshme që të merren masat parandaluese të mëposhtme:
• Shmangni mish të pa gatuar mirë.
• Lajini të gjitha perimet me kujdes.
• Lajini te gjitha mjetet e kuzhinës që kanë qenë në kontakt me mish të gjallë (thika) para se ti përdorni ato.
• Përdorni doreza kur punoni me tokën dhe lajini duart me kujdes pasi të mbaroni punë• Kërkoni ndihmë për ndërrimin e rërës së maces nëse jeni shtatzënë.
• Nëse e ndërroni ju rërën e maces, përdorni doreza në punë e sipër dhe lajini duart me kujdes në fund.
• Ndërroni rërën e maces cdo ditë.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...