Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Gjatë periudhës se shtatzanisë është e nevojshme që nëna të ndjekë një dietë të shëndetshme ushqimore. Në Amerikë ka dalë një studim i ri që tregon se nëse nëna gjatë shtatzanisë konsumon pije me sheqer mund të rrisë rrezikun e astmës tek fetusi në bark. Studimi u krye nga Sheryl Rifas-Shiman duke i dhënë në këtë mënyrë më shumë rëndësi ushqyerjes gjatë shtatzanisë.
Si u krye studimi?
Ekspertët amerikanë analizuan 1068 nëna me fëmijë. Ata i kushtuan rëndësi konsumit të pijeve me sheqer. Fëmijët u analizuan kur u bënë 7 vjeç dhe në atë pikë ekspertët regjistruan të gjitha diagnozat e astmës.
Rezultatet ishin të habitshme. Sondazhet kanë treguar se fëmijët e grave shtatzëna që kishin konsumuar mesatarisht dy pije me sheqer në ditë gjatë shtatëzanisë, kishin rrezikun e astmës me 63% më të lartë se nënat që nuk kishin konsumuar. Gjithashtu hulumtimi ka treguar se fëmijët që kishin konsumuar shumë sheqer në 3 vitet e para të jetës kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të astmës me 64% më shumë se fëmijët e tjerë.
Përfundime
Nëse konsumohet shumë pije me sheqer si nga nëna ose nga fëmija, ekzistenca e një lidhje ndërmjet konsumit të pijeve me sheqer dhe astmës është e sigurt. Gjithashtu përdorimi i sheqerit në shtatzani ndikon edhe në peshën e fëmijës. pernenat.al
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...