Siç nuk i keni parë asnjëherë, VIP-at shqiptarë pastrojnë stallën dhe mjelin lopën në “Ferma VIP”
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Të pushosh në mënyrën e duhur gjatë shtatëzanisë është diçka që arrihet me vështirësi nëse nuk bëni veprimet e duhura.
Ja cilat janë metodat që do t’ju lehtësojnë në lidhje me shqetësimet më të shpeshta të shtatëzanisë.
• Dhimbjet e këmbëve shfaqet më tepër në muajt e fundit të shtatëzanisë. Në këtë rast mund të bëni një masazh dhe të flisni me mjekun për të parë nëse keni mungesë të kripërave minerale.
• Ndiheni sikur asnjë pozicion nuk është i duhuri? Mund t’ju themi se do të ndiheshit më mirë nëse do të qëndronit shtrirë në pozicion anësor, duke vendosur në zonën e barkut, këmbëve dhe veshkaven ndonjë jastëk.
• Urinimi i shpeshtë është një tjetër shqetësim. Në këtë rast do t’ju këshillonim të konsumonit më pak lëngje para gjumit.
• Aciditeti i stomakut, djegiet, refluksi, janë shqetësime që do t’ju bëjnë të mos flini rehat. Në këtë rast do të bënit mirë të konsumonit vaktin e mbrëmjes të paktën 2 orë para gjumit, si edhe gjatë ditës të hanit pak dhe shpesh.
• Të vjellat do të lehtësoheshin duke e konsumuar ushqimin me copa të vogla. Gjitashtu mund të hani bukë të thekur (kraker) si edhe ushqime të tjera të thata si edhe të pini nga pak ujë me gaz.
• Dhimbjet e shpinës do të lehtësoheshin nëse do të përdornit brezin e posaçëm që mban peshën e barkut si edhe jastëkët në zonën e veshkave dhe shpinës.
• Ëndërrat e këqija janë një tjetër fenomen që shqetësojë gruan shtatëzanë. Ato mund të kenë si subjekt humbjen e fëmijës, mungesën e aftësisë për të qënë nënë e mirë, të mos qënit në gjendje për të përballuar lindjen etj. Të gjitha këto e kanë burimin nga ankthi dhe shqetësimet që gruaja ndien gjatë ditës.
Ju këshillojmë që para se të shkoni në shtrat të bëni një banjo të ngrohtë, një masazh, të lexoni një libër të mirë duke pirë një filxhan me kamomil. Të gjitha këto do t’ju bënin të ndiheshit më e qetë. Burimi www.pernenat.al
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...