Shtatzania

Ndryshimet gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë, ja 10 gjërat që duhet të presë çdo grua

+

Pregnancy Weight Gain

Gjatë trimestrit të fundit brenda barkut tuaj do të ketë një morri shkelmimesh nga vogëlushi juaj dhe këto do t’ju japin shumë emocione, por krahas këtyre emocioneve do të përballeni edhe me disa shqetësime.
Shqetësimet karakteristike të trimestrit të fundit
• Venat varikoze (variçet). Do të shfaqen nga qarkullimi jo i mirë i gjakut në pjesën e poshtme të trupit. Ato mund të kenë ngjyrë të kuqe ose blu.
• Do të ndieni goditje të forta të fëmijës. Sidomos në fillim të trimestrit do ta ndieni edhe shumë shpesh të gjuajë.
• Ndonjëherë do të keni edhe dhimbje nga këto shkelmime.
• Vështirësi në frymëmarrje. Kjo ndodh pasi uterusi zgjerohet dhe shtyp diafragmën.
• Gjoksi do të rritet ndjeshëm dhe madje mund të vëreni kulloshtrën e parë të dalë jashtë prej tij. Ajo do të ketë ngjyrë të verdhë.
• Dhimbje shpine. Duke qënë se fëmija juaj rritet vazhdimisht shpina juaj dhe zona e legenit do të jenë të dhimbshme. Rekomandohen këpucët e sheshta.
• Do të merrni peshën më të madhe. Kjo pasi edhe pesha e fëmijës rritet ndjeshëm, sasia e lëngut amniotik etj.
• Urinimi i shpeshtë. Duke qënë se bebi rritet vazhdimisht do të ushtrojë presion mbi fshikëzën e urinës, dhe për pasojë ju do të ndieni nevojën urgjente për të urinuar. Gjitashtu do të keni vështirësi në mbajtjen e urinës nëse teshtini, kolliteni apo qeshni me forcë.
• Dhimbjet e barkut. Këto janë normale gjatë javëve të fundit të shtatzanisë. Do të ndieni disa kontraksione parapërgatitore duke qënë se po i afroheni lindjes.
• Fryrja e gjymtyrëve. Quhen ndryshe edhe edemat e gjymtyrëve dhe nëse shfaqen në këmbë ndodh për shkak të mbledhjes së lëngjeve. Për të lehëtësuar këtë gjë qëndoni shtrirë dhe vendosni jastëk tek këmbët.
• Do të filloni të ecni duke u tundur pak, ecje e ngjashme me një rosë. Kjo për shkak të peshës së madheqë do të ushtrohet nga uterusi. pernenat.al