Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Tashmë është kthyer në një traditë ''të pashkruar'' që shumë femra të realizojnë sete fotografike kur janë drejt fundit të pritjes së ëmbël. Dikush zgjedh natyrën, një grua më guximtare mund të zgjedhë lartësitë, por zor të keni parë një grua shtatzënë mes bletëve. Teksa fotografitë gjatë shtatzënisë tashmë janë kthyer në një trend, Emily Mueller nga Ohio i SHBA-së ka vendosur 20.000 grerëza mbi fustanin e saj teksa ka pozuar me barkun e rrumbullakosur. Ajo ka treguar se gjithnjë ka qenë shumë miqësore me insektet, sidomos me grerëzat të cilat i pëlqejnë shumë, ndaj dhe vendosi t’i bëjë pjesë të këtij momenti shumë të veçantë të jetës. Fotot e saj u kthyen menjëherë në virale në rrjete sociale, ku sigurisht më të shumtë ishin ata komentues të habitur që e pyesnin nëse ajo ishte pickuar apo jo, ndërkohë që kishte dhe nga ata që e vlerësonin për guximin e jashtëzakonshëm që ka treguar. Skeptikëve se mos ndoshta diçka e keqe i ndodhte nga pickimet e grerëzave dhe rrezikonte jetën e fëmijës, Emily u përgjigj: “Unë i mbaj grerëzat çdo ditë. Dhe jam kujdesur për to që kur kam qenë e vogël, i njoh dhe di si të merrem vesh, mos u shqetësoni shumë!” – ka përfunduar ajo.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...