Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Mund të ndodhë që të ndieni shpesh gjatë shtatëzanisë një forcim të barkut, kryesisht pas muajit të 5 të shtatëzanisë dhe në më të shumtën e rasteve kjo është një gjendje fizologjike, e cila vjen si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në trup.
Cilat janë shkaqet?
Para së gjithave nëna duhet të qetësohet, ky është një fakt shumë normal, sidomos nëse është shtatëzania e parë. Bëhet fjalë për një kontraktim normal të uterusit, pra si një “përgjigje” e gjendjes në të cilën gruaja ndodhet. Zakonisht shfaqet pasi nëna e ardhshme ka kaluar një ditë të stresuar ose një kohë të gjatë në këmbë. Tensioni në zonën e barkut kthehet në një sinjal që ju udhëzon se duhet të ndaloni atë që jeni duke bërë, të uleni dhe të pushoni. Megjithatë në disa raste kjo gjendje paraqet edhe rrezik për ecurinë e shtatëzanisë.
Si të dallojmë një kontraksion nga një bark i forcuar?
Natyrisht që tensioni që do të ndieni në zonën e barkut nuk do të shoqërohet me gjakderdhje, ulje të lëvizjeve fetale apo probleme të tjera të ngjashme. Ajo që duhet të bëni në këtë rast është të dalloni kur bëhet fjalë për një kontraksion. Si ta bëni këtë? Nëse ndieni një tension në formë krampesh në zonën e fundit të barkut, e cila mund të zhduket në një moment, keni të bëni me kontraksionet parapërgatitore, të cilat do të jenë normale nëse ndodheni në trimestrin e fundit.
Nëse ato shfaqen para javës së 37 për pak minuta dhe largohen sërish duhet të flisni me mjekun dhe të pushoni sa më shumë të jetë e mundur. Gjendja do të jetë edhe më shqetësuese nëse kontraksionet do të jenë më të shpeshta dhe më intensive gjatë ditës.
Living/Burimi ‘’përnënat.al’’
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...