Shtatzania

Përse foshnjet vajza janë më të prekura nga stresi që përjeton nëna shtatzënë?

+

strwes

Nga nëna, fëmija mund të trashëgojë atë pjesë të trurit që lidhet me emocionet dhe luhatjet e humorit dhe për pasojë edhe mundësinë e trashëgimit të depresionit. Ndër vite janë bërë studime të shumta të cilat kanë pasur si qëllim të vërtetojnë ndonjë lidhje të mundshme trashëgimnie të depresionit nga prindërit tek fëmija.

Disa studime tregojnë se: depresioni është një patologji që mund të trashëgohet nga nëna tek fëmija, dhe përkatësisht rreziku për t’u transmetuar nga nëna tek fëmijët vajza. Këtë lidhje e qartëson edhe më tepër një studim i kryer në Kaliforni dhe i publikuar në gazetën “Journal of Neurosciences”. Nëna transmeton tek vajza e saj atë pjesë të trurit që lidhet me emocionet, luhatjet e humorit dhe fatkeqësisht edhe mundësinë e shfaqjes së ndonjë forme të depresionit.

Faktorët e rrezikut

Faktorët më të rrezikëshm që ndikojnë drejtpërsërdrejti në shfaqjen e depresionit janë: stresi, kushtet social-ekonomike, arritja e disa qëllimeve etj, pra origjina e derpresionit duhet të kërkohen në një nga kushtet e mësipërme ose të tjera, gjendje e cila favorizohet edhe më tepër nga faktori trashëgues. Mundësia e prekjes nga depresioni rritet ndjeshëm nëse në familje ka raste të prezencës së kësaj patologjie. Një tjetër shqetësim që mund të transmetohet nga nëna tek fëmija është edhe sindroma bipolare, e cila është një tjetër formë e depresionit.

Burimi: Website per nenat